Ta gëzosh Europën dhe Durrësin që vjen pas!
Jemi në qendër të vëmendjes për një ditë të tërë. Të mbarë Europës. Do marrim mbështetje financiare. Po ky vit po mbyllet shumë bukur, sepse nisi bukur me finalen e UEFA-s. Po Shqipëria ka patur sukses spektakolar në turizëm, more po punët shkojnë shumë mirë. Shkëlqyer. Nuk kemi qenë më mirë se kaq ndonjëherë, por ka një problem. Kjo kometë që fluturon lart e më lart, ka një bisht që i rëndon.
Opozitën. Berishëën, hurdhrën që mos ta marrin më sysh Shqipërinë Zonjë të Edi Ramës. I dëgjon këto në një video të zotërisë në fjalë, shfaqur në një komunikim në Facebook, i qeshur me trishtim në sy, trishtimin ndoshta të lodhjes nga moskuptimi se pse një pjesë e shoqërisë, të cilën ai e shembullizon te Sali Berisha, nuk e sheh dot me sy, nuk e duron dot ekzistencën e tij politike, e neverit këtë Shqipëri të hipokrizisë. E vuan zoti Rama në mënyrë të çuditshme që nuk e arriti dot 100% të heshtjes sado të mëdha që i duken atij arritjet e shkëlqyera që i sugjeron vetes se po kap në arenën ndërkombëtare.
Nuk gjen paqe brenda vetes ky njeri për të cilin nuk bën derman dot miratimi i një kontinenti, por e ngacmon refuzimi i të mallkuarve të Shqipërisë, ndonëse e di shumë mirë se me Saliun është përherë në një Pazar në distancë. Sikundër di shumë mirë se pas Saliut për arsye komplekse e që s’kanë të bëjnë me Saliun dhe Ilirin, është edhe një urrejtje e madhe, një përçmim reciprok që nuk kurohet me asgjë. Sepse pikërisht ky kërkimi i konsensusit absolut është shenjë e një arrogance të paudhi, jo konsideratë për shqipfolësit e mallkimit të madh. Të cilin ky po e ysht me kaq dlirësi dhe vizion, krahas shokëve të një ideali në qeverisje. Ta urojmë: Ta gëzosh Europën dhe Durrësin që vjen pas!
s.zaimi
Add new comment