Ankth për zhbërjen e një narrative të rreme
Në Konferencën Jubilare të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me shqetësim për të ardhmen e atdheut të tij të dashur. Teksa tundte një libërth në dorë(version anastatik i punimeve të Kongresit), z. Rama ka shfaqur brengën e një diference të madhe mes “kolosëve” të gjuhës dhe gjuhësisë, me atë që kemi sot.
Sipas z. Rama, Kongresi i vitit 1972 është ndër ngjarjet kryesore të Shqipërisë pas Pavarësisë dhe “ndonjë ngjarjeje tjetër”, pa specifikuar këtë të fundit, e që më gjasë është çlirimi i Shqipërisë më 1944 nga Enver Hoxha, por të cilën zotëria nga frika e keqkuptimit e la anonime. A është i drejtë ankthi për të cilin flet z. Rama? Jo si simptomë personale, por kulturore. Teknikisht po, sepse z. Rama këtu na tregon se pavarësisht shfaqjeve personale në karrierë, antikonformizmit me datë skadence, në fund është produkti i kulturës së viteve ’70, i kulturës së brendshme të vendit, për identitetin nacional si adresë përfundimtare e njeriut. Jo vetëm kaq, por këtë identitet ai e ndërlidh me akte politike dhe praktike, që në fund kanë rëndësi teorike dhe ideologjike relative si gjuha e njësuar shqipe.
Identitteti është edhe çështje perspektive, sidomos ai kulturor, ndaj është pak shumë e vjetër kjo pedagogji politike për gjuhën, në kushtet kur vetë historia jonë na mëson se Kongresi i Manastirit që sanksionoi alfabetin dhe diskutimet e mëpasme për standardin, në fakt synonin një kodifikim të përgjithshëm, por si drejtim kulturor ai i përket vetëm një elite.
Ankthi i z. Rama është paradoksal pse është ky njeri që ka zhbërë qytete, objekte, rrugë dhe peizazhe në emër të zhvillimit, duke shpërfilluar komunitetet, ndërkohë që përshfaqet këtu si vazhdues i një amaneti, siç tha. Këto janë iluzione të dikujt që përfaqëson një brez të desiluzionarish me Shqipërinë e kohës së rinisë së tyre dhe këtë të tashmen. Sepse e rreme ishte 1912-a, e rreme narrativa, e rreme edhe përfundimi. E vërtetë ndoshta ka qenë vetëm ëndrra e disave, të cilët siç ndodh as e prekën realitetin e hidhur tonin. I cili konfirmon me vërtetësi gati mizore faktin historik se ne shtetin na e dhuruan që ne më pas të bëjmë të gjitha përpjekjet për ta zhbërë.
s.zaimi
Comments
Fix!!!! Edhe në 72' modelet
Fix!!!! Edhe në 72' modelet që përzgjidheshin, të huaja ishin, me frymë lindore, deri në të arushës së lindjes, ku revoluciononte Maoja! Po gjysma e papërfaqësuar në shqipen që polli ajo periudhë e mallkuar, veriu me genishten?? Rama është një dështak që nuk guxon të jetë kritk me veten, kohën kur u formua, konformizmit me fallcitetin e periudhës diktatoriale. Kjo mbrujte e tij me tharm të ligën, veç keq dhe diabolizëm prodhon.
Add new comment