buxheti
Ulje-ngritjet e të ardhurave buxhetore
Përqindja e Produktit të Brendshëm Bruto që arkëtohet çdo vit në buxhetin e shtetit nga tatimet, taksat etj. varet nga paketa fiskale e çdo viti, si dhe nga zbatimi i saj në praktikë nga administrata fiskale. Grafiku bashkëngjitur përmbledh historinë e këtij treguesi sintetik për Shqipërinë nga viti 2000 deri në vitin 2015.
Rrugët në krizë, s’ka fonde për mirëmbajtje. Klauzola e re: Nëse një projekt tejkalon buxhetin, kontrata bëhet nul
Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka ndjekur një politikë agresive, duke investuar miliarda dollarë në ndërtimin e rrugëve të reja, por tani buxheti nuk ka parà t’i mirëmbajë ato. Neglizhimi disavjeçar i mirëmbajtjes ka bërë që rrjeti të amortizohet. Një raport i fundit i Bankës Botërore përllogarit se, për 5 vitet e ardhshme, Qeveria duhet të shpenzojë 400 milionë dollarë, për të mbuluar mangësitë aktuale në mirëmbajtjen e rrugëve dhe për të mos lejuar përkeqësimin e gjendjes së tyre.
Korrupsion dhe evazion në Tatime e Dogana
Nuk ka më asnjë dyshim që qeveria ka dështuar në disa plane me financat dhe ekonominë. Më e dukshmja, ajo s’ka mundur të realizojë të ardhurat fiskale, kryesisht për shkak të evazionit të lartë fiskal, korrupsionit të administratës fiskale dhe paaftësisë të pashembullt. Sjellja me tam-tame dhe largimi i paprecedentë i “Crown Agents” është qershia mbi këtë tortë të hidhur. Po ashtu, rritja ekonomike, sado të përpiqet INSTAT me “metodat” e reja apo marifete të tjera, duket pranë zeros, madje me shumë gjasa është negative, pra ekonomia është futur apo po rrëshqet në recesion.
Vijon pikiata e të ardhurave. A vlen analiza e kryeministrit për këtë situatë?
Dështimi në sektorin financiar po sjell pasoja të mëdha për vendin. Por edhe situata politike të vështira. Kështu nëse përmes aktit normativ të para disa javëve qeveria rishikoi buxhetin në dritën e mosrealizimit të të ardhurave me gati 8.6 miliardë lekë më pak sesa parashikimi për këtë periudhë, shifrat e publikuara nga Ministria e Financave për muajin korrik, janë të tilla që mund të çojnë në një rishikim tjetër të buxhetit.
Nuk kursehen lekët për Bashkinë e Tiranës
Kur qeveria po shtrëngohet nga të gjitha anët për të kursyer ndonjë kacidhe, Ministria e Financave i ka dhënë bashkisë së Tiranës një fond shtesë prej 92 milionë lekë në datën 3 gusht. Destinacioni i këtyre parave ende nuk dihet nuk është bërë.
Si tingëllon sot "ky lajm i mirë për shqiptarët"?
Në mesin e dhjetorit të vitit 2013, kur qeveria ishte në xhirot e para të nxemjes pas fitores në zgjedhje, ministri Ekonomisë, Arben Ahmetaj u parapriu festive me një lajm të mirë për shqiptarët siç e cilësoi ai vetë miratimin e buxhetit “historik” për vendin. Por si tingëllon 1 vit e gjysmë më vonë ky lajm i mirë për shqiptarët? Paragrafi që vijon tregon një pjesë të entuziasmit të qeverisë në fillimet e saj, për të cilin tani ka vend për shumë diskutim;
Bode thotë se qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave: Buxheti prek shtresat në nevojë
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se buxheti i rishikuar përmes aktit normativ, do të përkeqësojë më tej kushtet e ekonomisë, e do të rrisë varfërinë ekstreme. Sipas tij, kjo vjen nga ulja e theksuar e shumës së parashikuar për investimet, por gërshëra e buxhetit shkurtoi ndjeshëm edhe shpenzimet për shtresat në nevojë. Bode, gjatë një prononcimi për “Abc News” thotë se e shikon te pashmangshëm vendimin për të ulur shpenzimet, nisur nga dështimi i mbledhjes së të ardhurave, sipas tij.
Tabaku flet në emër të PD: Akti i Normativ, që u miratua në fshehtësi të plotë, thellon krizën. Alternativa jonë për ekoniminë, të rikthejmë taksën e sheshtë
Partia Demokratike deklaron se përkundër asaj që pretendon qeveria, shkurtimet e buxhetit prekin më së shumti prioritetet dhe premtimet e kësaj mazhorance. "Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përgjysmuar me 50 % fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë.
Plani i qeverisë për rritje vetëm 2% të pensioneve
Qeveria shqiptare parashikon që për periudhën 2016 – 2018 të rrisë pagat dhe pensionet. “Vizion Plus” raporton se më datën 22 korrik, Këshilli i Ministrave ka miratuar një dokument sipas të cilit në planin buxhetor afatmesëm parashikohet rritje pensionesh me 2.% në vit. Synimi është që për disa vite pensioni të jetë mbi 165 mijë lekë të vjetra, ose sa 75% e pagës minimale. Për pagat mendohet që të vihet në dispozicion 15 milionë dollarë, teksa për pronat parshikohet ulje.
Qeveria e mbyll me minus bilancin e të ardhurave për 6-mujorin. 12 tregues poshtë planit të parashikuar
Të paktën 12 zëra rezultojnë me minus në treguesit fiskalë të buxhetit për periudhën Janar-Qershor 2015 sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Financave. Të ardhurat nga Doganat, Të ardhurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksa Doganore, të ardhurat nga Pushteti Vendor, Taksa mbi Biznesin e Vogël, Taksat Lokale dhe Tarifat e Shërbimeve dhe të tjera rezultojnë poshtë planit të parashikuar nga qeveria për 6-mujorin me -4.5 për qind.