Plani i qeverisë për rritje vetëm 2% të pensioneve
Qeveria shqiptare parashikon që për periudhën 2016 – 2018 të rrisë pagat dhe pensionet. “Vizion Plus” raporton se më datën 22 korrik, Këshilli i Ministrave ka miratuar një dokument sipas të cilit në planin buxhetor afatmesëm parashikohet rritje pensionesh me 2.% në vit. Synimi është që për disa vite pensioni të jetë mbi 165 mijë lekë të vjetra, ose sa 75% e pagës minimale. Për pagat mendohet që të vihet në dispozicion 15 milionë dollarë, teksa për pronat parshikohet ulje. Ndonëse në ligjin e ri për kompensimin e pronarëve mendohet të akordohen 50 milionë dollarë çdo vit, për vitet 2016 – 2017 dhe 2018 do të akorohen vetëm 14 milionë dollarë.
Në dokument ka objektiva ambiciozë raportin VP edhe për rritjen ekonomike, apo rritjen e fondeve buxhetore për arsimin dhe shëndetësinë.
Add new comment