buxheti
Rishikimi i buxhetit, shkurtohen me 20 mln USD fondet për shëndetësinë
Në aktin normativ të datës 11 dhjetor të këtij viti qeveria ka rishikuar me ulje tavanin e shpenzimeve buxhetore për ministritë dhe institucionet e tjera publike në masën 0.9 %.
Taksat u mblodhën edhe me hu, po ku shkojnë?
59 miliardë lekë ka përcaktuar qeveria shqiptare këtë vit si fond investimesh i cili rezulton të jetë më i vogli që nga viti 2007. Shifra në fjalë pasqyron dështim të hapur në politikat fiskale të vitit që po lëmë pas, i cili u karakterizua nga ndërhyrjet represive të shtetit dhe nga shtrëngimet e mëdha në funskion të mbledhjes së të ardhurave. Për opozitën projektbuxheti 2016 e shton barrën fiskale por pa sjellë me vete rritje të investimeve dhe cilësi shërbimesh. Mund të pyetet për çfarë shërben kjo politikë fiskale dhe ku shkojnë paratë që u merren shqiptarëve?
E majta rigjen unitetin: “Ky është buxhet shumë i mirë”
E majta në pushtet ka rigjetur unitetin, atë që e ka vuajtur pas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Pika e dakordësisë është projektbuxheti 2016, për të cilin kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, ka folur edhe në një intervistë për “Vizion Plus”. “N.q.s Shqipëria ne 2013 e kishte rritjen ekonomike 1% ky buxhet parashikon që në 2016 të jetë 3.4%. Të njëjtën gjë do thoja që ky buxhet i thotë stop rritjes së borxhit të Shqipërisë. Për herë të parë borxhi jo vetëm që nuk rritet, por për herë të parë borxhi ulet.
Konsiderata për buxhetin dhe teatrin e parlamentit
ish-zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka komentuar debatin në parlament për projektbuxhetin dhe mbrojtjes apo kundërshtimit që iu bë në parlament draftit nga të dyja palët.
"Asistenca do vazhdoje te jete sa ishte, Pensionet do vazhdojne te jene po ato. Rrogat, sa kane qene do te jene. Taksat do vazhdojne te mblidhen qe te paguajme konçensionet.
Konçensionet qe u dhane do te vazhdojne te jene dhe 70 te tjera jane gati te jepen. Do te vazhdojme te hame krundet e Serbise ne vend te miellit. Do vazhdojme ta blejme energjine nepermjet serbit.
Intervista/Edi Rama: Buxheti i ri 2016 është si Bukë Lepurushi për shqiptarët
Pas diskutimeve të gjata në Parlament për projektbuxhetin 2016 menduam që të zhvillonim një intervistë me kryeministrin Edi Rama. I shkruajtëm në Whatsapp në numrin e tij që mbaron mos gabojmë me ...232. Fatmirësisht na ktheu përgjigje. Të shkurtra dhe pa shumë shtjellim, por ato janë përgjigje. Po e përcjellim intervistën që i ngjan një bisede në lëvizje e sipër:
Hë bëje pyetjen...
Dy fjalë për koalicionin. Si funksionon?
Vazhdo me daullen e Saliut për zënka se unë për vete kam punë.
D.m.th je shok me Ilirin?
Projektbuxheti 2016/Kërkesa për ndryshime nga shoqatat e biznesit dhe profesionet e lira
Diskutimi për projektbuxhetin 2016 është një ngjarje me rëndësi, pasi për një vit aty përcakohen politika që prekin gjithkënd. Aq më shumë merr rëndësi kjo, në kontekstin e një viti të vështirë si ky 2015, ku edhe qytetarët, por edhe qeveria hasën në jo pak probleme. Qeveria u detyrua të rishikonte disa herë planin e të ardhurave dhe në muajin shtator-tetor ndryshoi radikalisht qasjen, nga represion ndaj informalitetit në luftë ndaj tij me mjete më të zgjuara siç është një politikë e re fiskale e zerimit të taksës për biznesin e vogël.
Qeveria nis shkurtimet. E fillon Beqaj me largimin e 338 të punësuarve nga sistemi shëndetësor
Ilir Beqaj ministri besimplotë i Shëndetësisë njoftoi sot shkurtimin e 338 të punësuarve në sektorin spitalor, duke nxjerrë në rrugë rreth 350 familje. Gjatë diskutimeve për buxhetin në komisionet e kuvendit ai tha se nga ata që do të shkurtohen vetëm 5% janë pjesë e personelit mjekësor, ndërsa 95 % sipas tij i përkasin stafit jo mjekësor. Beqaj sqaroi se me këto shkurtime ministria do të kursejë 15.5 milionë lekë, të cilat do t'i përdorë për investime.
Buxheti për rrugët, më i ulëti i 10 viteve të fundit
Në buxhetin e vitit 2016 qeveria i shkurtoi me 40 për qind fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, edhe pse Ministra e Transportit në ëbin e saj zyrtar ka shpallur se nevojat për investimet në infrastrukturën e evendit për ta sjellë atë në gjendje normale janë më shumë se 2.5 miliardë euro.