buxheti
Ahmetajt nuk i dalin llogaritë, qeveria shkurton buxhetin
Performanca e dobët e të ardhurave buxhetore ka detyruar qeverinë të rishikojë me ulje buxhetin për vitin 2018, pas disa vitesh radhazi kur ai rishikohej me rritje. Në aktin normativ të përcjellë në aktin normativ të qeverisë të ardhurat zbresin në 4 miliardë lekë nga parashikimi fillestar. Edhe shpenzimet zbresin në të njëjtën masë.
FAZ: Gjermania përfiton 4.5 mld euro për refugjatët
4.5 miliardë euro do të marrë Gjermanina nga BE për çështjen e refugjatëve. Këto para janë pjesë e buxhetit evropian për periudhën nga 2021 deri më 2027.
Deri atëherë, mbetet shumë për t'u bërë. "Ne nuk kemi avancuar kaq shumë" tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Zaimpert duke u përpjekur të zbusë impaktin e lajmit të publikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Për çdo qytetar jashtë BE-së, Gjermania do të marrë 2,800 €. Megjithatë, edhe vendet e tjera si Italia apo Greqia pritet të përfitojnë nga kjo politikë e financimit për emigrantët.
BE i “pret” buxhetin Europës Lindore
Brukseli ka në plan për të transferuar dhjetëra miliarda euro të buxhetit të BE-së nga Evropa Qendrore dhe Lindore drejt vendeve të goditura rëndë nga kriza financiare si Spanja e Greqia. Sipas një raporti të gazetës britanike Financial Times, BE do të rishikojë skemën e shpërndarje së fondve dhe kanalizimin e burimeve për vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.
Taksa e infrastrukturës në ofertë nga Veliaj
Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i propozohet për miratim ukja e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në masën 4% të çmimit për shitje, nga 8% që është aktualisht. Sipas asaj që shkruan gazeta “Shekulli” përgjysmimi i taksës do të aplikohet për ndërtimet në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut dhe në Bulevardin e Ri.
Fatura e Veliajt sipas PD, 75 mijë lekë në muaj për çdo banor
Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak tëTiranës akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj se me buxhetin e vitit 2018 ka dyfishuar taksat për banorët e kryeqytetit. Ata thonë se fatura që çdo banor i Tiranës do t’i paguajë bashkisë është 75 mijë lekë taksa në muaj.
Më shumë katastrofa, më pak fonde për emergjencat
Përmbytjet po tregojnë se dëmet mund të jenë kolosale, në krahasim me fondin që ka në dispozicion qeveria për emergjencat civile. Megjithëse është herët të flitet për shifra, shuma e vënë në dispozicion nuk është premtuese. Nga ana tjetër edhe pse është pranuar se Shqipëria hyn në zonat e rrezikut, fondet për emergjergjencat janë ulur.
TemaTv
"Jo thjesht rritje, por rritje e qëndrueshme ekonomike. Ka pasiguri fiskale"
Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf ka dhënë një intervistë për revistën “Monitor” përmes të cilës ka dhënë disa komente edhe për situatën dhe klimën financiare në vend. Graf ka komentuar edhe objektivat e qeverisë shqiptare, duke sugjeruar se përkundrejt objektivit të rritjes, ai i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme është më i preferuar.
SHISH përfiton rritje buxheti me 5.2%. Komisioni i Sigurisë miraton kërkesën e shërbimit
Shërbimi Informativ i Shtetit ka kundërshtuar përmes përfaqësuesve, buxhetin e akorduar nga qeveria për vitin 2018. Në mbledhjen e mbajtur për këtë çështje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, përfaqësues të SHISH, kanë kundërshtuar fondin 1.5 miliardë lekë duke kërkuar para shtesë për ndërtime godinash, paga dhe përgjime. Report Tv citon burime brenda mbledhjes së Komisionit, sipas të cilave kërkesa e SHISH është pranuar nga deputetët me arsyetimin se kontribuon te siguria kombëtare.
Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?
Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.
S’ka bashkim të Tatimeve me Doganat
Ishte në top listën e prioriteteve të qeverisë “Rama 2” si një reformë që të do të ulte korrupsionin dhe do të lehtësonte procedurat për biznesin, madje ministria e Financave ishte duke shqyrtuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë pwr bashkimin e Tatimeve me doganat. Por vizita e Fondit Monetar Ndwrkombwtar duket se i ka vwnw fre kwtij projekti.