FAZ: Gjermania përfiton 4.5 mld euro për refugjatët
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/06/refuges_2018_06_02_10.jpeg?itok=LQe9DmxH)
4.5 miliardë euro do të marrë Gjermanina nga BE për çështjen e refugjatëve. Këto para janë pjesë e buxhetit evropian për periudhën nga 2021 deri më 2027.
Deri atëherë, mbetet shumë për t'u bërë. "Ne nuk kemi avancuar kaq shumë" tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Zaimpert duke u përpjekur të zbusë impaktin e lajmit të publikuar nga gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Për çdo qytetar jashtë BE-së, Gjermania do të marrë 2,800 €. Megjithatë, edhe vendet e tjera si Italia apo Greqia pritet të përfitojnë nga kjo politikë e financimit për emigrantët.
Qëllimi i politikës së re evropiane është të favorizojë zonat që janë më të prekura nga migrimi. Deri më tani, emigracioni nuk luante rol në alokimin e burimeve nga Fondet Strukturore të Bashkimit Europian. Plani që është dekonspiruar nga qarqet e Brukselit ka ende një rrugë të gjatë për t’u bëhet realitet dhe natyrisht, duhet të miratohet nga shtetet anëtare.
Add new comment