buxheti
Shtohen me 4.7 miliardë shpenzimet e buxhetit
Qeveria ka bërë një rishikim të buxhedit menjë rialokim fondesh prej 1.2 mld për emergjencat civile dhe 3.5 mld për energjinë. Gjatë fjalës së tij në këtë komision e Ekonomisë ku u diskutua akti normativ i buxhetit të shtetit, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se ndryshimet në buxhet nuk prekin nivelin e borxhit. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se OSHEE ka detyrime të prapambetura dhe situata është e vështirë.
Ministrja e Mbrojtjes flet për buxhetet e Mbrojtjes nga Maqedonia
Ministria e Mbrojtjes do të shtojë fondet për t'i përdorur për një projekt madhor për mbrojtjen e Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një leksioni përpara studentëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, ku ndër të tjera shpjegoi dhe rëndësinë e pjesmarrjes së Shqipërisë në NATO.
"TemaTV"
Trump “forcon” ushtrinë, rrit me 9% buxhetin
Donald Tramp, hartoi buxhetin e tij të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë për vitin 2018, duke propozuar një rritje prej 54 miliardë dollarësh për ushtrinë, 9% më shumë se buxheti i këtij viti. Afërsisht të njejtën shumë, presidenti amerikan ia ka hequr shërbimeve të tjera si asistenca e politikës së jashtme apo investimet për mjedisin. Teksa njofoi lajmin, Shtëpia e Bardhë nënvizoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë për sigurinë kombëtare dhe mirëqënien publike.
Kërkesa e SHBA për 2% e NATO-s, Juncker: Jam kundër. Siguria nuk është vetëm buxhet i mbrojtjes
Kërkesa e SHBA-së dhe presidentit të saj të ri, Donald Trump, që shtetet anëtare të NATO-s duhet të përmbushin detyrimin e tyre për kontributin me 2% në buxhetin e mbrojtjes, është kundërshtuar nga Presidenti I Komisionit Europian, Jean – Claude Juncker.
“Nuk më pëlqen që miqtë tanë amerikanë e ulin kaq afër me ushtrinë konceptin e sigurisë”, tha ai në fjalën e mbajtur në Konferencën e Mynihut. Sipas tij kjo është kërkesë e hershme e amerikanëve që përballojnë 70% të shpenzimeve të aleancës.
Kryeministri në rolin e Santa Claus
Kjo e sotmja është një opozitë sipërfaqësore, e dhënë pas temave të lehta, pas show-t, jo tek thelbi i gjërave. Shpesh herë duket si një komisariat policie që monitoron kanabisin dhe çdo kronikë të zezë, duke iu larguar për herë e më larg ekonomisë dhe financave.
Arsimi, 30 mln € më pak se objektivi për 2017-ën
Fondacioni Soros publikon së fundmi një video-mesazh në profilin e vet në Facebook, sipas të cilit buxheti 2017 për Arsimin “nuk mjafton për rritjen e cilësisë”. Fondacioni bën thirrje që qytetarët të kërkojnë buxhetin e duhur për arsimin, i cili sipas vlerësimeve të tij nuk është prioritet i qeverisë në termat buxhetorë.
Berisha dilte të mërkurave në mbledhje qeverie/Kryeministri nxjerr veten në "tabelë nderi" për buxhetin
Rama: U kam dhënë shqiptarëve gjysmë miliardë dollarë në 4 vjet
Nishani u kërkon deputetëve të rrisin buxhetin e Mbrojtjes: Nuk përmbushim dot angazhimet në NATO
Presidenti Nishani u është drejtuar me një letër deputetëve të kuvendit ku shpreh shqetësimin për buxhetin e cunguar të ushtrisë, duke theksuar se ai është i pamjaftueshëm për angazhimet që ka marrë Shqipëria në kuadër të zaleancës.
Ministria e Mjedisit, kundër propozimit për akcizë për gazin
Ministria e Mjedisit, që drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kundërshton propozimin për vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për makinat. Gjatë raportimit në komisionin parlamentar përkatës, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklaroi se akciza dekurajon përdorimin e gazit, duke mos ardhur në përputhje me politikat e qeverisë për mjedisin.
Buxheti 2017, Mbrojtja merr 1.1 % të PPB-së. Kushti i NATO-s është 2%
Mbrojtja do t'i kushtojë qeverisë për vitin që vjen sa 1.1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në buxhetin e vitit 2017, Ministria e Mbrojtjes merr këtë fond nga buxheti, ndonëse standardet e vendeve të NATO-s e kanë sa 2 % e Prodhimit Kombëtar.