Ministria e Mjedisit, kundër propozimit për akcizë për gazin

Postuar në 14 Nëntor, 2016 16:14

Ministria e Mjedisit, që drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kundërshton propozimin për vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për makinat. Gjatë raportimit në komisionin parlamentar përkatës, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklaroi se akciza dekurajon përdorimin e gazit, duke mos ardhur në përputhje me politikat e qeverisë për mjedisin.

Kjo masë do të shoqërohet edhe me abuzime, pasi mbetet i vështirë monitorimi në terren i gazit, që do përdoret për makina dhe atij për përdorim shtëpiak. Ministria e Financave sqaron se nga viti i ardhshëm, do aplikojë akcize për gazin e lëngshëm, që përdoret për makina. Sipas saj, vendosja e akcizës është një normë që aplikohet edhe në Bashkimin Europian. Por në fakt, nga ky vendim pritet të arkëtohen para më shumë në buxhet”, raporton Vizion Plus.

Kjo do të thotë se gazi për përdorim shtëpiak do t’i nënshtrohet akcizës, një masë që ngjan se bëhet thjesht dhe vetëm për të vjelë para më shumë. 

 

http://vizionplus.al/jo-akcize-gazit-qe-perdoret-per-makinat/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.