Ministria e Mjedisit
Rrjeti i Basel-it, letër Kumbaros: Analizat e mbetjeve të kthyera të bëhen nga një palë e tretë
Tri ditë para rikthimit të kontejnerëve me mbetje të dyshimta në Shqipëri, rrjeti ndërkombëtar i Basel Action Network (BAN) i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit që të përgatitet për testimin e menjëhershëm të ngarkesës së tyre. MCN ka siguruar letrën dërguar Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku BASELI ngre alarmin për 102 kontejnerët, ndërsa udhëzon për një proces transperent dhe të besueshëm që nga momenti i kthimit të tyre në Portin e Durrësit.
Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit
Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.
Landfilli për mbetjet në Tiranë, hapet tenderi për PPP. Afati 30 vjet
Ministria e Mjedisit ka hapur tenderin për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve të mbetjeve ekzistuese në Tiranë. Tenderi sugjeron formën e një Partneriteti Publik Privat me kohëzgjatje 30 vjet.
Kontrata parashikon “ndërtimin e një impianti të ri të mbetjeve në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues në Tiranë”.
Ministria e Mjedisit, kundër propozimit për akcizë për gazin
Ministria e Mjedisit, që drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, kundërshton propozimin për vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret për makinat. Gjatë raportimit në komisionin parlamentar përkatës, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklaroi se akciza dekurajon përdorimin e gazit, duke mos ardhur në përputhje me politikat e qeverisë për mjedisin.
SGS dhe qeveria: 80% e makinave duhet të hiqen nga qarkullimi, janë me normë të lartë ndotje
Me futjen në fuqi të normave të reja të ndotjes, 80 për qind e automjeteve ekzistuese në Shqipëri nuk e kalojnë testin e kolaudimit. Këtë deklaratë e bëri dje në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, shefja e sektorit në Ministrinë e Mjedisit, Laureta Dibra.
Berisha nxjerr dokumentin: Ministria e Mjedisit, “kuotë partie” LSI-së përmes thesarit të shtetit
Edhe pse gazetaria investigative online është zanat i ri për ish kryeministrin Berisha, ai mbetet ndër personazhet më të informuara në këtë vend. Ndaj nuk e ka patur të vështirë të akuzojë, me dokumente, se Thesari i Shtetit po përdoret për të financuar LSI-në. Në faqen e tij fb, Berisha paraqet listë pagesat sesi “Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim me përshkrimin “Min.