Berisha nxjerr dokumentin: Ministria e Mjedisit, “kuotë partie” LSI-së përmes thesarit të shtetit

Postuar në 13 Shtator, 2015 21:20

Edhe pse gazetaria investigative online është zanat i ri për ish kryeministrin Berisha, ai mbetet ndër personazhet më të informuara në këtë vend. Ndaj nuk e ka patur të vështirë të akuzojë, me dokumente, se Thesari i Shtetit po përdoret për të financuar LSI-në. Në faqen e tij fb, Berisha paraqet listë pagesat sesi “Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim me përshkrimin “Min. Mjedisit kuote partie gusht 2015” siç janë bërë edhe ato shumë muajve të tjerë gjatë 2015”. Nga LSI ende nuk ka ardhur ndonjë përgënjeshtrim i qetë dhe i dashur.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.