Landfilli për mbetjet në Tiranë, hapet tenderi për PPP. Afati 30 vjet

Postuar në 25 Prill, 2017 15:20

Ministria e Mjedisit ka hapur tenderin për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve të mbetjeve ekzistuese në Tiranë. Tenderi sugjeron formën e një Partneriteti Publik Privat me kohëzgjatje 30 vjet.

Kontrata parashikon “ndërtimin e një impianti të ri të mbetjeve në jug dhe lindje të zonës së venddepozitimit ekzistues në Tiranë”.

Zona e propozuar për ndërtimin e centralit shtrihet në rrjedhën e mesme të lumit Erzen dhe është e vendosur në veri, veri-lindje të lumit në një distancë prej 1.2 km nga ai. Referuar kontratës, kriteret e përzgjedhjes së fituesit janë 5, të cilat kryesohen nga ndikimi mjedisor dhe ai social i projektit. Afati për dorëzimin e ofertave është 12 qershori, datë që do të bëhet edhe hapja e ofertave nëse do të ketë interes nga kompani të tjera veç “Integrated Energy B.V”, shoqëri e cila në dhjetor të vitit të kaluar u shpërblye me bonus pikësh nga qeveria për këtë konçension çka i jep avantazh në tender krahasuar me operatoret e tjerë”, raporton TVSh.

https://rtsh.al/lajme/celet-tenderi-per-koncensionin-e-landfillit-ne-tir...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.