Kërkesa e SHBA për 2% e NATO-s, Juncker: Jam kundër. Siguria nuk është vetëm buxhet i mbrojtjes
Kërkesa e SHBA-së dhe presidentit të saj të ri, Donald Trump, që shtetet anëtare të NATO-s duhet të përmbushin detyrimin e tyre për kontributin me 2% në buxhetin e mbrojtjes, është kundërshtuar nga Presidenti I Komisionit Europian, Jean – Claude Juncker.
“Nuk më pëlqen që miqtë tanë amerikanë e ulin kaq afër me ushtrinë konceptin e sigurisë”, tha ai në fjalën e mbajtur në Konferencën e Mynihut. Sipas tij kjo është kërkesë e hershme e amerikanëve që përballojnë 70% të shpenzimeve të aleancës.
Juncker ka shtuar se siguria në kohët e sotme nuk është vetëm shtimi i buxheteve të mbrojtjes, por edhe zhvillimi, ndihma humanitare, që të marra së bashku e vendosin Europën në tjetër pozicion nga ai që kërkon sot të portretizojë Trump.
“Jam kundër që ne të lejojmë veten të shtyhemi në këtë pikë”, tha ai.
http://www.reuters.com/article/us-nato-defence-eu-idUSKBN15V31F?utm_camp...
Comments
evropa gjithmone heq menjane
evropa gjithmone heq menjane....vetem kur i vjen rreziku kerkon ameriken. mire jua ben trumpi ketij pijancetit ordiner
Add new comment