S’ka bashkim të Tatimeve me Doganat

Postuar në 16 Tetor, 2017 17:10

Ishte në top listën e prioriteteve të qeverisë “Rama 2” si një reformë që të do të ulte korrupsionin dhe do të lehtësonte procedurat për biznesin,  madje ministria e Financave ishte duke shqyrtuar eksperiencën e tre vendeve: Gjeorgjisë, Kanadasë dhe Suedisë pwr bashkimin e Tatimeve me doganat. Por vizita e Fondit Monetar Ndwrkombwtar duket se i ka vwnw fre kwtij projekti.

Televizioni Klan ka mësuar se drejtoria e buxhetit nuk ka planifikuar ndarjen e fondeve për një agjenci të vetme, por për dy njësi të ndryshme, (tatime dhe dogana) njësoj siç funksionon edhe sot. Nëse për organikën e re, të gjitha minsitritë i kanë përfshirë drejtoritë që shkrihen, për tatimet e doganat proçesi do të jetë më i gjatë. Pikësëpari ministria duhet të punojë mbi reformën ligjore, ku duhet të ndryshohen ligjet fiskale, e më pas të bëjë riorganizimin e strukturës dhe punonjësve të agjencisë.

Në përfundim të vizitës Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi që qeveria të mendojë dhe njëherë nismën për bashkimin e dy drejtorive, ndërsa nga ana e saj Minsitria e Financave po e shtyn këtë reformë për ta filluar në një vit tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.