Ballkani
Ballkani dhe ndikimi në zgjedhjet e Rusisë
Politika e jashtme e Rusisë pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet ruse të marsit të ardhshëm. Së fundmi argumentohet se ndikimi i çështjeve të Ballkanit në formësimin rezultatit të zgjedhjeve nuk do të ketë këtë ndikim për aq kohë sa Rusia jep përshtypjen se ka zgjedhur të distancohet nga zhvillimet e brendshme të shteteve ballkanike.
Stabiliteti i Ballkanit midis nacionalizmit dhe zgjidhjes së problemeve: dinamika e fillim-vitit 2018
Duket se viti 2018 filloi me ngjarje të nxehta dhe zhvillime, të cilat pasqyrojnë natyrën e rajonit të Ballkanit – duke përfshirë edhe Shqipërinë – dhe si rezultat ndikojnë mbi to.
Serbia, qendra e politikës së SHBA në Ballkan. Shqipëria jashtë rrezes së ndikimit rus
SHBA nuk vlerëson se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus. Në një dokument të publikuar në datën 10 janar, për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapësirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku.
Plani bullgar për BE
Kryesimi i Bashkimit Evropian është një sfidë e madhe e Bullgarisë. Negociatat për Brexitin, daljen e Britanisë së Madhe nga BE, kriza me refugjatët, përgatitja e kornizës financiare për periudhën deri në vitin 2020 - janë vetëm tri obligime të mëdha që e presin. Por Bullgaria përpiqet të gjejë edhe temën e "saj", në të cilën do të insistojë gjashtë gjashtë muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi.
Garë Rusi-BE për investimet në impiante gazi në Ballkan
Bashkimi Europian ka formosur dje një marrëveshje për të investuar 101.4 milionë € në ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm në Krk të Kroacisë. Sipas Euobserver, terminali synon diversifikimin e burimeve të energjisë për Europën Qendrore dhe atë Juglindore që shpresohet se do të rrisë ekonominë e rajonit.
Por ky investim nuk është i vetmi. Edhe Gazpromi rus ka njoftuar se do të ndërtojë një impiant të gazit të lëngshëm në Zvornik, në pjesën serbe të Bosnjës, i cili do të kushtojë 70 milionë euro. një marrëveshje
Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit
Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.
Zgjerimi, raportime jo realiste për Ballkanin
Pozicioni i BE-së ndaj zgjerimit nuk pasqyron një raport realist mbi progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe retorika që përdoret përkon me një mendësi që ndoshta i shkon për shtat këtyre vendeve.
Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet
Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së. Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.
Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Serbia, instrument i Rusisë për të shkatërruar Europën”
Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.
Serbia, përgjegjëse kryesore e krizave në Ballkanin Perëndimor. Draftrezoluta e NATO-s provokon reagime nga Beogradi
Mediat serbe raportojnë sot për një fërkim që ka ndodhur për draft rezolutën që do t’I paraqitet Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Tbilisi të Gjerogjisë në datat 07-09 tetor të këtij viti. Sipas këtyre informacioneve, në tesktin fillestar të draftit, hartuar nga britaniku Richard Benyon, thuhej se Serbia është përgjegjësja kryesore për tensionet në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe shkaktare e krizave në këtë pjesë të Europës, pra në Ballkan.