Ambasadori i Ukrainës në Beograd: “Serbia, instrument i Rusisë për të shkatërruar Europën”
Serbia është ushtari i Vladimir Putinit në Ballkan. Kështu shprehet ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych sipas të cilit, “Kremlini nuk do t’ia dijë për Serbinë, por thjesht po e përdor atë për të krijuar kaos dhe provokuar një luftë të re në Ballkan”.
Aleksandrovych shtoi se në sytë e Putin dhe në vizionin e strategjisë së tij, Serbia është një instrument për shkatërrimin e Europës. Ai i ka bërë këto deklarata gjatë një interviste për BIRN, në të cilën ka shtjelluar në fakt edhe aspektet propagandistike të politikës së Kievit zyrtar në konflikt me Rusinë prej vitesh.
“Rusia po stërvit mercenarë serbë që të vrasin ukrainasit. Rusia ka përdorur ekstremistët serbë për të bërë grusht shteti në Mal të Zi. Rusia po inkuarjon sepratizmin serb në Republikën Srpska për të destabilizuar Bosnje-Hercegovinën. Rusia përdor faktorin serb që të destabilizojë Maqedoninë, luan një rol aktiv në vendosjen e serbëve të Kosovës kundër shqiptarëve dhe i shet avionët e vet Serbisë që kjo e fundit të krijojë tensione me Kroacinë”, tha ai.
Ambasadori ka shtuar se Serbia ka imazh të keq në Ukrainë, edhe pse të dy popujt kanë origjinë sllave dhe besimin ortodoks. Arsye për këtë është fakti se politikanë serbë shihen të bëjnë vizita zyrtare në Krime, ndërkohë që parlamentarët ukrainas nuk bëjnë të njëjtën gjë në Kosovë.
http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=11&dd=01&nav_id=102697
Add new comment