Zgjerimi, raportime jo realiste për Ballkanin
Pozicioni i BE-së ndaj zgjerimit nuk pasqyron një raport realist mbi progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe retorika që përdoret përkon me një mendësi që ndoshta i shkon për shtat këtyre vendeve.
Eduard Kukan, raporter për Shëipërinë në Parlamentin Europian pranon se kjo qasje ka rrezik të kthehet në bumerang për Bashkimin Europian.
"Jam dakort me faktin që aktualisht të gjitha institucionet europiane janë shumë aktive për të promovuar vendet e Ballkanit dhe proçesin e integrimit. Eshtë e vërtetë që kjo po bëhet intensivisht dhe po përdoret një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe e bukur. Por ama duhet të ketë një vijueshmëri konkrete nga vendet e Ballkanit ndaj kësaj retorike të bukur, përndryshe kjo do të kthehet si bumerang për ne. Ne jemi të ndërgjegjshëm që situata e re perceptohet shumë mirë në vendet e rajonit"-tha Kukan në një intervistë për ABC News.
Në këtë mënyrë luhet edhe me afatet.
"Unë them gjithnjë 10 vjet dhe llogaris që për Serbinë dhe Malin e Zi mund të marrë pak a shumë 10 vjet. Por dhënia e këtyre datave, mbart në vetvete parimin e motivimit. E di që kryeministri shqiptar është shumë aktiv aktualisht për të organizuar afatet kohore e proçesit të integrimit"- shton Kukan.
Lidhur me skandalin Tahiri raporteri i PE nuk ka dashur të komentojë duke e quajtur një çështje në proces. "Le të lemë drejtësinë të flasë për këtë. Përgjithësisht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në shkurt Komisioni do të publikojë strategjinë e zgjerimit, në prill progres raportet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate"- theksoi Kukan.
http://tvklan.al/eurodeputeti-kukan-nga-shqiperia-presim-arrestimin-e-pe...
Add new comment