Serbia, qendra e politikës së SHBA në Ballkan. Shqipëria jashtë rrezes së ndikimit rus

Postuar në 12 Janar, 2018 10:58

SHBA nuk vlerëson se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus. Në një dokument të publikuar në datën 10 janar, për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapësirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku.

Në kapitujt e listuar Shqipëria, por as Kosova dhe Maqedonia nuk figurojnë mes vendeve që kërcënohen nga rreziku rus, si p.sh Serbia, Bullgaria, Hungaria, Mali i Zi, Ukraina apo edhe Gjeorgjia. Këto janë vende që klasifikohen si demokraci  gjysmë të konsoliduara apo me qeverisje ndërnacionale. Sipas ekspertëve që kanë përgatitur raportin, të ashtuquajturat Operacione Moderne të Ndikimit Malinj, janë të përqednruara në katër drejtime: mediat tradicionale dhe ato sociale, ideologjinë dhe kulturën, krimi dhe korrupsuioni dhe energjia.

Fushatat e dizinformacionit përdoren për të diskredituar politikanët dhe institucionet demokratike si zgjedhjet dhe median e pavarur”, thuhet në raport.

Lidhur me taktikën e ndjekur, raporti adoptin qasjen e përcaktuar nga Qendra për Politikat dhe Analizat Europriane: refuzo kritikën, shtrembëro faktet, tërhqi vëmendjen nga çështjet kryesore dhe frikëso audiencën. Përmes kanaleve si RT dhe Sputnik synohet të thyhet monopoli anglo-sakson i informimit global, ndërkohë që sipas SHBA, këto rrjete po punojnë për përhapjen e teorive të konspiracionit me idenë se “të gjithë po gënjejnë”.

Synimet e Rusisë në rajonin tonë duket se janë të thjeshta: dobësim institucionesh, dështim i demokracisë, rritje e simpatisë për Rusinë përmes fesë, pra dështim I projektit europian. Grushti i shtetit në Malin e Zi në vitin 2016 është shembulli I kësaj përpjekjeje, që synonte krijimin e kaosit dhe prishjen e mundësive reale për anëtarësimin e vendit në NATO.

Serbia është një tjetër vend ku ndikimi malinj rus manifestohet përmes lidhejve kulturore, propagandës, energisë dhe zgjerimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes.

Në këtë kuadër, raporti vlerëson se loja e dyfishtë e Serbisë mund të mos jetë e qëndrueshme.

“Dëshira e Serbisë për të mbajtur marrëdhënie të mira me BE-në dhe Rusinë, gjen mbështetje në opinionin publik, por mund të mos jetë e qëndrueshme, sa më shumë që me integrimin do të adoptohen vendimet e BE-së”, vlerësohet në dokument.

Aksioni rus ndaj Serbisë nuk mund të lërë jashtë çështjen shqiptare. Raporti nënvizon se qeveria e Serbisë ka bërë shumë pak për t’u mbrojtur nga propaganda antieuropiane e Rusisë. Kështu që nga nisja e punë e Sputnik Serbia në janar të vitit 2015, preference e serbëve për Rusinë ka shkuar në 60% dhe kjo falë artikujve ku kosovarët akuzohen se kishin planifikuar pogrome kundër serbëve dhe se Perëndimi po planifikon pushtim. Raporti pranon se përpjekja ruse në Serbi ka qenë e suksesshme për mbajtjen e një opinion publik pro rus, ndërkohë që qeveria amerikane përcakton se

nisur nga roli dhe ndikimi i madh i Serbisë në Ballkan, çdo strategji për të përballur ndikimin malinj duhet të fillojë me Beogradin

Raporti bën sugjerime të rëndësishme për të mbyllur këto vakuum dhe që me gjasë e vendosin Serbinë në qendër të politikës amerikane në Ballkan. Rekomandohet shtimi i fondeve dhe ndihmës, vizita më të shpeshta të kongresmenëve dhe zyrtarëve të lartë amerikanë në Serbi, si një mënyrë për të përcjellë mesazhe të qarta për rritjen e prezencës në këtë zonë të globit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.