Blloku Ekonomi

"Lufta" për turistët rusë, ku humbet pikë Shqipëria

Postuar në 13 Mars, 2016 14:08

Shqipëria po synon tregun e turistëve rus, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë. Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin. Por ekspertët rusë thonë se Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktiv ofertën e saj për turistët rusë.

Konfindustria kundër përjashtimit të disa bizneseve nga skema e TVSH-së

Postuar në 12 Mars, 2016 11:56

Konfederata e Industrive i kërkon qeverisë të mos bëjë përjashtime nga taksat për biznesin me argumentin se ky lloj diskriminimi favorizon evazionin. "Konfindustria vlereson, se vendimarrja politike duhet te rishikoje politiken per perjashtimin e te ashtuquajturit “biznes i vogel” nga tatimi mbi fitimin dhe pjeserisht nga skema e TVSH.

11 bashki në prag falimenti, sekuestro tatimore 24 njësive vendore

Postuar në 12 Mars, 2016 09:54

Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxjerrë në pah deri më tani 35 milionë euro detyrime të panjohura në pushtetin vendor. Qeveria ka vënë në sekuestro tatimore 24 njësi vendore, nga të cilat 11 bashki dhe 14 ish-komuna, ndër to edhe Bashkia e Kavajës, Fushë-Krujës, Divjakës, Përmetit etj. Njësitë e reja vendore në krizën e gjetjes së burimeve financiare, pas heqjes së taksës së biznesit të vogël, po shumëfishojnë tarifat e shërbimeve. Ja projekti i qeverisë për decentralizimin fiskal.

Gjobat si njollë në biografinë e biznesit. Në vitin 2015, vetëm 3.3% u shfuqizuan

Postuar në 11 Mars, 2016 16:21

Gjatë vitit 2015 biznesi ankimoi në Drejtorinë e Apelimit Tatimor 16.2 miliardë lekë gjoba, nga të cilat vetëm 3.3% e shumës u shfuqizua. Është një praktikë e konsoliduar tashmë që gjobat e vendosuar nga administrat tatimore është shumë e vështirë të shfuqizohen. Dhe në jo pak raste edhe kur ato me vendim shfuqizohen qëndrojnë në sistem për një kohë të gjatë duke krijuar probleme të mëdha për biznesin.

Shkëlqim Cani tentoi të mos paguante Crown Agents

Postuar në 11 Mars, 2016 10:04

Një korrespondencë e gjatë, ku janë të përfshirë Ministria e Financave, Crown Agents, Drejtoria e Doganave dhe Avokatura e Shtetit, tregon se Ministria e Financave ishte e dyzuar nëse Crown Agents duhet të “shpërblehej” për 2014-n, pasi nuk kishte përmbushur objektivin që të rriste të ardhurat doganore me 1% të PBB-së, siç përcaktohej qartë në kontratë. Financat tentuan të mos bënin një pagesë (rreth 300 mijë euro), duke e argumentuar me ecurinë e dobët të të ardhurave.

Pronat e komuniteteve fetare, 236 dosje ende pa u trajtuar

Postuar në 10 Mars, 2016 14:37

Për pronat e komuniteteve fetare dhe legalizimin e objekteve në tokat që u përkasin atyre, do të ngrihet një grupe i posaçëm pune. Janë 236 dosje që do të trajtohen nga ALUIZNI dhe Agjencia e Kompensimit të Pronave. “172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë, gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit”, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Bie në sy mungesa e komunitetit ortodoks, që është ndër më të pasurit në prona.

Biznesi, 166 mln euro rivlerësime e gjoba në 2015

Postuar në 10 Mars, 2016 10:00

Arrin në 16.2 miliardë lekë (116) milionë euro shuma që biznesi ka ankimuar te Drejtoria e Apelimit Tatimor përgjatë vitit 2015, sipas të dhënave të brendshme të Tatimeve. Këto janë ankesa që kryesisht bizneset i kanë bërë sepse nuk kanë qenë dakord me vlerësimet tatimore pas kontrolleve, apo për gjoba të ndryshme.
Pjesa më e madhe e ankimimeve kanë qenë për taksat kombëtare, me rreth 6.8 miliardë lekë, të ndjekura nga TVSH, me 4.9 miliardë lekë, tatim fitimi me 1.6 miliardë lekë (shiko tabelën në fund për të dhënat e detajuara).

Dështon konçesioni i targave me çip. Tërhiqet kompania që e propozoi

Postuar në 09 Mars, 2016 17:05

Konçesioni i targave me çip është anulluar për shkak të tërheqjes së kompanisë që ksihte bërë propozimin. “Porta Saber Albania” ka tërhequr propozimin dhe pas këtij momenti, zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Arbër Hitaj, deklaroi se “Grupi i Vlerësimit po ndjek procedurat e përcaktuara me ligj pas tërheqjes së kompanisë”. Ministria ishte entuziaste për konçesionin që do t’i kushtonte drejtuesve të automjeteve 48 euro, pasi sipas saj ai zgjidhte problemet e sigurisë.

Falimenton ARMO, dy banka nxjerrin në shitje rafinerinë dhe pasuritë

Postuar në 09 Mars, 2016 10:49

ARMO, një nga 35 kompanitë e listës së subjekteve që mbajnë rreth 60 për qind të totalit të kredive të këqija, ndodhet nën valën e sekuestrove për llogari të bankave. Shoqëria është njëkohësisht në pronësi të shtetit, në masën 15 për qind. Më 3 mars 2016, u regjistrua një shpallje nën sekuestro nga një bankë e nivelit të dytë për dy kredi të pakthyera në vlerën 2.8 milionë euro që ishin marrë në vitet 2010 dhe 2011. Një bankë tjetër para disa ditësh shpalli vendosjen nën sekuestro të një pjese të aseteve për huan 20 milionë euro raporton gazeta Shqip.

Më të penalizuarit nga bankat

Postuar në 08 Mars, 2016 18:54

Shqiptarët janë shumë të ekspozuar dhe të penalizuar nga politikat që ndjekin bankat për kredidhënien. Një raport i Autoritetit të Konkurencës sjell në vëmendje se diferenca mes normës së interesit të kreidve dhe atyre të depozitave është më e larta në rajon dhe arrin në 7.3%.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi