Blloku Ekonomi

Lista e detyrimeve nuk mbaron/Sigurim i detyrueshëm për tërmetet dhe përmbytjet

Postuar në 08 Mars, 2016 15:58

Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë propozuar një projektligj që parashikon sigurimin e posaçëm për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet. Sigurimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha familjet shqiptare. “Ajo çka parashikon ky ligj është krijimi i një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat.  Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet”, tha për “Top-Channel” Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF.

Familjet, 1800 lekë në vit për taksën e arsimit. Do të mblidhet me faturat e ujit

Postuar në 08 Mars, 2016 14:19

Taksa e arsimit që Bashkia e Tiranës ka menduar të aplikojë për 7 vite do të jetë 5 milionë euro vetëm në vitin 2016. Atë do ta paguajnë të gjithë; subjekte tregëtare dhe familjet, persona fizikë dhe juridikë. “Nga 650 milionë lekë që planifikohen të mblidhen, 320 milionë lekë do i paguajnë familjarët dhe 330 milionë lekë subjektet tregtare. Në vitin 2017, planifikohen të mblidhen 690 milionë lekë dhe në 2018-n rreth 720 milionë lekë.

“Kostoja e shkeljeve të administratës i faturohet biznesit”

Postuar në 08 Mars, 2016 14:03

Duke marrë shkas nga përplasja e kompanive hidrokarbure me Tatimet dhe Ministrinë e Energjisë, për mospërjashtimin nga TVSH të shpenzimeve që kryhen në operacionet hidrokarbure, Këshilli i Investimeve, (organ këshillimor i drejtuar nga ministri për Zhvillim Ekonomik) i kërkon qeverisë të mos zbatojë në mënyrë arbitrare rekomandimet e KLSH-së që cenojnë biznesin. Ky është njëkohësisht një nga 13 rekomandimet që ka bërë këshilli në lidhje me njohjen dhe zbatimin e të drejtës së biznesit për apelimin e vendimeve të institucioneve raporton gazeta "Shqip".

Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtë “TV KLAN”, “Top-Channel” dhe “Digitalb” për liçencat dixhitale

Postuar në 07 Mars, 2016 18:03

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive duke e cilësuar vendimin e saj për mosdhënie të liçencave dixhitale, si antiligjor. AMA ishte paditur nga Televizioni Kombetar Klan, “Top Channel” dhe kompania “Digitalb”, si palë të cenuara në këtë proces. “Gjykata pranoi si të ligjshme kërkesen e “TV Klan”, “Top Channel” dhe “Digitalb” për miratimin e licensave kombëtare digitale.

Një shembull nga Franca: “Inspektimi kryesor tatimor tek biznesi i madh”. 2015, vit rekord në mbledhjen e të ardhurave

Postuar në 07 Mars, 2016 17:22

Evazioni i kompanive të mëdha është në fakt problemi kryesor i të ardhurave. Kjo vlen për çdo vend, përveç Shqipërisë ndoshta e cila nën qeverinë aktuale preferoi të bënte dy veprime që nuk dihet ku çojnë: të shlyente në kohë rekord, duke marë borxh, borxhin që qeveria u kishte kompanive publike që kishin kryer punë dhe nuk ishin paguar, dhe e dyta të godiste sa më fort të ishte e mundur biznesin e vogël përmes aksionit kundër informalitetit.

Autoriteti i Konkurrencës rekomandon moszgjatjen e kontratës me konçesionarin e Rinasit

Postuar në 07 Mars, 2016 13:04

Teksa qeveria shqiptare është përfshirë në një proces negociatash shumë vjeçare për rishikimin e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Rinasit, Autoriteti i Konkurrencës (AK) i ka rekomanduar qeverisë të mos marrë në konsideratë opsionin për zgjatjen e afateve të kontratës.
Në raportin vjetor për 2015 që AK ka dorëzuar tashmë në Kuvend raportohet se me anë të vendimit të datës 24 dhjetor 2015 autoriteti ka rekomanduar mos zgjatjen e afatit të ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Ulje historike e depozitave në lekë

Postuar në 07 Mars, 2016 09:48

Depozitat shënuan rritjen më të ulët historike në gjithë ekonominë e tranzicionit që pas vitit 1992, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Monitor raporton se sipas statistikave, stoku i depozitave në fund të dhjetorit arriti në 987.3 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej vetëm 1%. Efektin kryesor në këtë ecuri negative e ka dhënë rënia e ndjeshme e kursimeve me afat në lekë të individëve në banka, që u tkurrën me rreth 30 miliardë lekë (217milionë euro), apo me 8.6%. Që prej shtatorit të vitit 2013 këto depozita po shënojnë vetëm trend rënës.

Taksat e Bashkisë/Ulje e të ardhurave tatimore, ngritje e të ardhurave jotatimore!

Postuar në 06 Mars, 2016 10:31

Në një analizë të reformës fiskale që ndërmori bashkia e Tiranës, revista "Monitor" vëren se bashkia më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit, u përpoq ta neutralizonte uljen e të ardhurave tatimore përmes rritjes së atyre jo tatimore.

Patentat e reja shtyhen për në 2017, hiqet grupi i gjakut

Postuar në 05 Mars, 2016 21:18

Patentat e reja për drejtimin e automjeteve do të nisin të jepen në 2017-ën. Sipas Ministrisë së Transporteve procedurat për marrjen e patentave të reja do të kushtëzohen nga nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit të lejes së drejtimit si dhe një udhëzim që rregullon procedurat e marrjes së lejes së drejtimit që nga regjistrimi në autoshkollë deri në kalimin me sukses të provave të kursantit.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi