“Kostoja e shkeljeve të administratës i faturohet biznesit”

Postuar në 08 Mars, 2016 14:03

Duke marrë shkas nga përplasja e kompanive hidrokarbure me Tatimet dhe Ministrinë e Energjisë, për mospërjashtimin nga TVSH të shpenzimeve që kryhen në operacionet hidrokarbure, Këshilli i Investimeve, (organ këshillimor i drejtuar nga ministri për Zhvillim Ekonomik) i kërkon qeverisë të mos zbatojë në mënyrë arbitrare rekomandimet e KLSH-së që cenojnë biznesin. Ky është njëkohësisht një nga 13 rekomandimet që ka bërë këshilli në lidhje me njohjen dhe zbatimin e të drejtës së biznesit për apelimin e vendimeve të institucioneve raporton gazeta "Shqip".
Kjo, sipas këshillit, do të ulte edhe kostot për buxhetin, në rastin kur e drejta e bizneseve do të vendosej në vend nga gjykatat dhe shteti do të ishte i detyruar të dëmshpërblinte bizneset. "Pavarësisht se organet e administratës nuk janë dakord me rekomandimet e KLSH, të cilat janë jo të detyrueshme për t’u zbatuar apriori prej tyre, sërish preferojnë t’i zbatojnë edhe kur zbatimi i tyre dëmton në mënyrë të paligjshme të drejtat ligjore dhe ekonomike të fituara nga bizneset”-thuhet në rekomandim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.