Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtë “TV KLAN”, “Top-Channel” dhe “Digitalb” për liçencat dixhitale
Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive duke e cilësuar vendimin e saj për mosdhënie të liçencave dixhitale, si antiligjor. AMA ishte paditur nga Televizioni Kombetar Klan, “Top Channel” dhe kompania “Digitalb”, si palë të cenuara në këtë proces. “Gjykata pranoi si të ligjshme kërkesen e “TV Klan”, “Top Channel” dhe “Digitalb” për miratimin e licensave kombëtare digitale. Tri mediat iu drejtuan gjykatës pasi Autoriteti I Mediave Audiovizive me dy votat kundër të përfaqësuesve të Partisë Demokratike iu rrëzoi licensimin për transmetime digitale ndonëse katër prej anëtarëve u shprehën pro, por për miratim kërkohej një shumice e cilësuar prej pesë votash”, raporton “ABC NEWS”. Mediat në fjalë fituan edhe në shkallën e parë të gjykimit.
Add new comment