gjykata administrative

Teatri Kombëtar/Show apo lapsus i Presidentit me ankesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese?

Postuar në 17 Maj, 2020 20:32

 

Në një tentativë për të “mbrojtur” Teatrin Kombëtar nga prishja, Presidenti i Republikës në një dalje për mediat ka komunikuar se ka kundërshuar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën (nr.1565 prot., datë 14.5.2020) nëpërmjet së cilës kërkon shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.377, datë 8.5.2020 “Për kalimin në pronësi të të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/124, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale nr.8150, Tiranë”.

 

HEC në Valbonë, i ligjshëm. Gjykata rrëzon kërkesën e banorëve

Postuar në 03 Nëntor, 2017 12:08

Hapet rruga për ndërtimin e hidrocentralit në Valbonë. Disa media të ndryshme raportojnë sot se Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë padinë e qytetarëve të zonës duke e cilësuar të ligjshëm projektin për ndërtimin e HEC. Me këtë vendim duket se protesta e banorëve merr goditje dhe projekti që aq shumë është kontestuar do të vijojë. Rasti ka rëndësi edhe për faktin se protesta dhe kundërshti të ngjashme ka edhe për HEC në Vjosë, për të cilat qeveria nuk ka ndërmend të ndalet.

Shuqizohet urdhri i Veliajt, Gjykata i hap rrugë ndërtimit të 17-katëshit te diga e Liqenit

Postuar në 13 Korrik, 2016 17:43

Kompania e ndërtimit "Gener 2" sh.p.k e cila po ndërton kompleksin e pallateve te diga e liqenit artificial, ka fituar gjyqin në Gjykatën Administrative. Shqiptarja.com raporton se treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Enkelejda Softa, kanë vendosur të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë administrative, që i jep të drejt kompanisë së ndërtimit për të vazhduar punimet.

Nuk i eci presioni ndaj Gjykatës, rrëzimi i parë për Erionin

Postuar në 18 Maj, 2016 10:54

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi kërkesën e Bashkisë së Tiranës për ndryshimin e trupës gjykuese për çështjen e ndërtimit të pallatit 17-katësh, poshtë digës së Liqenit Artificial. Mësohet se gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e Avokaturës për ndryshim të gjyqtarëve. Bashkia e Tiranës kërkonte përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se kanë konflikt interesi, dhe kërkesa e dytë ishte e firmës që po ndërton objektin, që kërkonte shfuqizimin e vendimit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik që pezulloi ndërtimin, kërkesë për të cilën gjykata nuk është shprehur ende.

Padi kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga Presidenti i Republikës. KLD-ja dënon protestën para Gjykatës Administrative

Postuar në 12 Maj, 2016 19:39

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka paditur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për shpifje të konsumuara gjatë një interviste televizve. “Natyrisht që një njeri, kushdoqoftë ai, që vjedh, ka vetëm një emër, hajdut. Dhe unë besoj se shqiptarët nuk mund të kenë në krye të shtetit një hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli. Prandaj kjo është një çëshjte që i kalon që sot drejtësisë. Drejtësia ka për qëllim ose të vërtetojë akuzat e Presidentit si hajdut ose përdhosësi të përballet me ligjin.

Fullani kërkon rrogën e 4 viteve dhe dëshmpërblim moral

Postuar në 05 Prill, 2016 09:58

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë zhvilloi dje seancën e dytë të betejës gjyqësore mes ish-Guvernatorit Ardian Fullani dhe Bankës së Shqipërisë e Kuvendit të Republikës si palë të paditura.

Gjykata Administrative e Apelit i jep të drejtë “TV KLAN”, “Top-Channel” dhe “Digitalb” për liçencat dixhitale

Postuar në 07 Mars, 2016 18:03

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar vendimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive duke e cilësuar vendimin e saj për mosdhënie të liçencave dixhitale, si antiligjor. AMA ishte paditur nga Televizioni Kombetar Klan, “Top Channel” dhe kompania “Digitalb”, si palë të cenuara në këtë proces. “Gjykata pranoi si të ligjshme kërkesen e “TV Klan”, “Top Channel” dhe “Digitalb” për miratimin e licensave kombëtare digitale.

Ankesat e biznesit, thuajse asnjë çështje nuk është shqyrtuar në afat nga Gjykatat Administrative

Postuar në 06 Shtator, 2015 12:10

Krijimi i Gjykatave Administrative u vlerësua si një hap përpara, por nga vëzhgomet e bëra cilësia e punës dhe afatet e shyqrtimit të çështjeve lënë për të dëshiruar. Pra sërish biznesi ka pakënaqësi për punën e tyre duke shtruar kështu nevojën e ndryshimit. Konfindustria njofton për një vëzhgim të kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Fondacionin gjerman "Friedrich Ebert", prej nga ku provohet se ka ende shumë të të bërë.

Subscribe to RSS - gjykata administrative