Ankesat e biznesit, thuajse asnjë çështje nuk është shqyrtuar në afat nga Gjykatat Administrative
Krijimi i Gjykatave Administrative u vlerësua si një hap përpara, por nga vëzhgomet e bëra cilësia e punës dhe afatet e shyqrtimit të çështjeve lënë për të dëshiruar. Pra sërish biznesi ka pakënaqësi për punën e tyre duke shtruar kështu nevojën e ndryshimit. Konfindustria njofton për një vëzhgim të kryer në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Fondacionin gjerman "Friedrich Ebert", prej nga ku provohet se ka ende shumë të të bërë. “Mbeshtetur ne studimin e kryer nga Qendra e Studimeve te Konfindustrise del, se nga numri I pergjithshem i ceshtjeve te regjistruara ne gjykata vetem 54% e tyre jane dhene brenda afatit 3 mujor nga Gjykatat Administrative te Shkalles se Pare ne nivel vendi. Nga Gjykata e Apelit brenda afatit 3 mujor nga regjistrimi i ceshtjes jane dhene vetem 24% e vendimeve. Vleresohet, se numri i ceshtjeve per te cilat eshte dhene vendim brenda afatit ligjor prej 45 ditesh eshte pothuajse i paperfillshem. Gjithashtu, sondazhi i kryer nga Qendra e Studimeve te Konfindustrise me perfaqesues te bizneseve tregoi, se 71%% e bizneseve e vleresojne pozitivisht dhe hap perpara krijimin e Gjykatave Administrative, por mbi 80% e tyre kane pakenaqesi per shpejtesine e gjykimit”, përcjell Konfindustria. Siç shihet, një nga qëllimet për të cilat u krijuan Gjykatat Administrative nuk është përmbushur.
Add new comment