konfindustria
Kërkohet Moratorium për Vjosën
Kryeministrit Rama i ka mbërritur një letër nga Konfederata e Industrive ku i kërkohet vendosja e një moratotiumi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. “I konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Kërkojmë një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë”
Konfindustria mbështet vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël
Konfederata e Industrive mbështet nismën e qeverisë per shtrirjen e tatimit të vlerës së shtuar ne biznesin e vogël. Sipas saj, shtriria e TVSH në të gjitha hallkat e biznesit është e domosdoshme për formalizimin e gjithë ekonomisë së çdo vendi normal, aq më shumë në Shqipëri ku shkalla e informalitetit arrin deri në pothuaj 50% të PPB. Konfindustria e vlerëson si një hap i duhur, që në qoftë se do të zbatohet me sukses do të ketë vlera afatgjata për ekonominë kombëtare dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.
Marëveshja me FMN-në, pa bereqet
Biznesi i industrisë prodhuese në vend, i grupuar pranë Konfindustrias ka dhënë vlerësimet e tij lidhur me rezultatet e pritshme të marrëveshjeve të qeverisë me FMN-së. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka deklaruar se këto marrëveshje nuk sollën rritje ekonomike të mjaftueshme, që të justifikojnë rritjen e borxhit.
"TemaTv"
Grabitja e parave në Rinas, Banka e Shqipërisë e ka marrë "me qetësi dhe përgjumësi”
Rreth grabitjes më të fundit në Rinas, ka reaguar sot edhe Konfindustria, e cila ka tërhequr vëmendjen drejt rolit rregullator të Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit duket se ka fshehur kokën si struci për shumë nga dukuritë e sistemit bankar, ndërkohë që edhe për çështjen e transportit të parave, dje u mor vesh se Shoqata e Bankave ka 7 muaj që ka kërkuar standardizimin e sigurisë nga autoritetet. Çfarë ka bërë Banka e Shqipërisë për këtë çëhtje? Pak ose aspak po t’i besojmë Konfindustrias që thekson se BSH duhet të mos flejë në këmbë po të bëjë diçka.
Vetëm qeveria nuk reagon për oligopolin në sigurime. Konfindustria kërkon ndryshime në legjislacion
Atë që mediat e kanë denoncuar që herët, e konfirmon së fundmi edhe Konfindustria, që është grup interesi i biznesit.
Fjala është për rritjen e sigurimit të makinave që zbulon qartë situatën oligopol në të ashtuquajturin treg të sigurimeve, e për të cilat Konfindustria thotë se nuk ka reagim nga qeveria, pse kompanitë kanë lobuar për heshtjen.
Kategorizim i bizneseve sipas fitimit dhe jo sipas xhiros
Konfindustria do te paraqese si nje nga kerkesat kryesore per Paketen Fiskale 2017 ndryshimin e kategorizimit te bizneseve sipas qarkullimit vjetor si veprim I domosdoshem per formalizimin e ekonomise. Legjislacioni ne fuqi kategorizon bizneset ne te ashtuquajtur te “vegjel” me qarkullim vjetor deri ne 5 milion dhe 8 milion leke, qe perfitojne perjashtim te plote dhe/ose pjesor nga tatimet.
Konfindustria kundër përjashtimit të disa bizneseve nga skema e TVSH-së
Konfederata e Industrive i kërkon qeverisë të mos bëjë përjashtime nga taksat për biznesin me argumentin se ky lloj diskriminimi favorizon evazionin. "Konfindustria vlereson, se vendimarrja politike duhet te rishikoje politiken per perjashtimin e te ashtuquajturit “biznes i vogel” nga tatimi mbi fitimin dhe pjeserisht nga skema e TVSH.
KLSH-ja lidh marrëveshje me Konfindustrian: Shkëmbim ekspertize për prokurimet publike
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje me Konfindustrian e cila siç njoftohet zyrtarisht, do të ketë për qëllim “arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare të konkurencës së lirë në treg dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend”.
Konfindustria: Heqja e taksave biznesit “të vogël” krijon anarki. 1/3 e biznesit të madh ka ndërmend copëzimin e aktivitetit
Konfindustria shqiptare i kërkon qeverisë shqiptare dhe mazhorancës plotësimin e vendimit për heqjen e taksës për biznesin e vogël, me akte nënligjore. Sipas Konfindustrias, nëse vendimi do të aplikohet në formën e tanishme, mund të sjellë anarki në botën e biznesit.
"Kamzhiku" për biznesin, qeverisë i kërkohet të mos kalojë në fshehtësi ashpërsimet në Kodin Penal
Konfederata e Industrive do t'i kërkojë zyrtarisht dëputetëvë të të gjithë forcave politike, që të kthejnë për rishqyrtim nismën ligjore të qeverisë dhe ta ballafaqojë profesionalisht me grupët e interësit.