Kërkohet Moratorium për Vjosën
Kryeministrit Rama i ka mbërritur një letër nga Konfederata e Industrive ku i kërkohet vendosja e një moratotiumi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. “I konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Kërkojmë një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë”
Konfindustria thotë se është e papranueshme që veprat energjetike në lumin Vjosë të kryhen me studime ekonomike të vjetra 10 apo 20-vjeçare.Pak javë më parë 30 shkencëtarë nga 4 shtete te ndryshme te Europes akuzuan kompaninë Cinar shpk se kishte arritur të merrte lejen mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit me anë të një studimi fals.
Ekologjisti i njohur gjerman në bote, Ulrich Eichelmann nga Riverëatch, një organizate jofitimprurëse austriake, thotë se raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis për pocemin ishtë copy paste e një tjetër tjetër studimi të bërë në një zonë krejtësisht tjerër, që do të thotë se shkqncëtarët nuk kanë qenë atj. Vjosa nuk është studiiuar dhe askush nuk e di se cfarë gjallesash jetojnë në lumë. Për të ruajtur Vjosën nga ndërtimi i digave janë ndërmarre edhe fushata të udhëhequra nga shoqata ambjentaliste.
Add new comment