studimet
Bie interesi i të huajve për të studiuar në universitet britanike
Interesi i studentëve të huaj për universitetet britanike ka filluar të bjerë. Shifrat e Home Office për korrikun flasin për një rënie me 15% të aplikimeve për viza studentore të sponsorizuara.
Rritja e inflacionit në vitet e fundit i ka dëmtuar të ardhurat e sektorit nga studentët në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë më të varur nga tarifat më të larta të shkollimit tpër studentët e huaj.
Disa institucione thonë se janë të përgatitur për një rënie prej 50% të regjistrimeve të reja ndërkombëtare këtë vit, veçanërisht në kurset pasuniversitare njëvjeçare.
Dritë e re mbi origjinën e hungarezëve
Burime të pashfrytëzuara më parë sjellin prova të reja mbi origjinën e hugarezëve. Instituti i Kërkimeve Hungareze bëri të ditur se viti që u mbyll ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, sidomos në fushat e filologjisë klasike dhe arkeogjenetikës.
Covid-19 dhe truri/ Zbulohet një lidhje ende e paqartë me demencën
Disa ndryshime që ngjajnë me ato që shkakton Alzheimer janë vënë re në trurin e pacientëve që kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-it. Këto anomali lidhen me akumulimin e një proteine të quajtur tau, brenda qelizave të trurit dhe sasi jonormale të proteinës beta-amiloide që grumbullohet në pllaka amiloide. Në këtë përfundim kanë arritur disa studime të kryera së fundmi.
Studimi 1: Vaksinimi, më pak efekte anësore sesa infektimi. Studimi 2: Imuniteti natyral më i fortë se ai nga vaksinat!!!
Sapo ka mbirë edhe një studim i ri.
Pse tradhtia nuk ka arsye të shndërrohet në katastrofën e martesës
Për shumicën dërrmuese të njerëzve, mungesa e besnikërisë është shkatërruese emocionalisht dhe në aspektin shoqëror. 'Tradhtia' në marrëdhëniet romantike monogame shihet pothuajse botërisht si imorale dhe është pararendës i divorcit. Ajo është gjithashtu temë e librave, filmave dhe këngëve të panumërta. Nga romani “The Scarlet Letter” (1850) i Nathaniel Hawthorne, tek filmi i nominuar për Oskar “Closer” (2004), pabesia paraqitet njëkohësisht joshëse dhe tronditëse.
"Diplomat Master janë mashtrimi i dytë më i madh në arsimin e lartë"
Javën e kaluar, Wall Street Journal publikoi një investigim shqetësues mbi borxhin e madh që studentët grumbullojnë ndërsa ndjekin gradat master në universitete elitare në fusha si drama dhe filmi, ku perspektivat e punës janë të kufizuara dhe shanset për të bërë para me të cilat të shlyejnë borxhin e tyre janë të vogla. Për shkak se u përqendrua në programet e MPJ në shkollat e Ivy League - një student grumbulloi rreth 300 000 dollarë kredi për të ndjekur studimet për skenarist - artikulli rrotullohet rreth klasave krijuese në Twitter.
Një tjetër efekt afatgjatë i Covid-19: redukton fertilitetin te meshkujt
Numri i madh i vdekjeve mund të mos jetë i vetmi efekt i Covid-19 në terma të reduktimit të popullatave. Shkencëtarët po ngrenë alarmin në lidhje mundësinë e dëmtimit të fertilitetit mashkullor nga koronavirusi.
Pasojat e Covid-it/ Nga humbja e kujtesës dhe iktuset, te krizat epileptike
Truri mund të jetë shënjestra Covid-19. Një përfundim i tillë ka dalë nga rreth 300 studime shkencore që raportojnë simptoma neurologjike të lidhura me infeksionin Sars Cov-2, duke filluar nga dhimbja e kokës dhe mungesa e nuhatjes deri në humbjen e kujtesës, mikro ishemi dhe në raste të rralla kriza epileptike.
Po mjekët shqiptarë do flasin ndonjëherë bazuar mbi ndonjë studim në Shqipëri?
Kërkues të Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih thonë se një valë e dytë e koronavirusit në Zvicër do të ishte më vdekjeprurëse. Sipas raportimeve ata kanë përdorur një model matematikor për të llogaritur se një valë e dytë, ndonëse më e ngadaltë sesa vala e parë do të ketë 5000 të vdekur.
Kërkimet shkencore dhe “dora” e fshehtë e kompanive të mëdha që i financojnë
Përgjatë dy dekadave të fundit, fondet e industrisë për kërkime mjekësore janë rritur në shkallë botërore, ndërsa fondet qeveritare dhe jofitimprurëse janë ulur. Deri në vitin 2011, financimi i industrisë, në krahasim me burimet publike, përbënte dy të tretat e kërkimit mjekësor në të gjithë botën.
Financimi i kërkimit shkencor nga industri të tjera po rritet gjithashtu, duke përfshirë ushqim dhe pije, kimikate, miniera, kompjuter dhe kompani automobilistike. Dhe si rezultat, liria akademike po i ndien pasojat.