Bie interesi i të huajve për të studiuar në universitet britanike
Interesi i studentëve të huaj për universitetet britanike ka filluar të bjerë. Shifrat e Home Office për korrikun flasin për një rënie me 15% të aplikimeve për viza studentore të sponsorizuara.
Rritja e inflacionit në vitet e fundit i ka dëmtuar të ardhurat e sektorit nga studentët në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë më të varur nga tarifat më të larta të shkollimit tpër studentët e huaj.
Disa institucione thonë se janë të përgatitur për një rënie prej 50% të regjistrimeve të reja ndërkombëtare këtë vit, veçanërisht në kurset pasuniversitare njëvjeçare.
Rregulloret e reja kanë ndaluar shumicën e studentëve universitarë dhe pasuniversitarë që të tërheqin pas vetes anëtarët e familjes në Britani. Shifrat e fundit të Home Office konfirmojnë një rënie të madhe, me 13 100 aplikime të tilla midis janarit dhe korrikut 2024.
Një sondazh i 75 institucioneve nga Shoqata Ndërkombëtare e Ndërlidhjes së Universiteteve Britanike zbuloi se nëntë nga 10 të tilla kishin marrë më pak aplikime ndërkombëtare për këtë vjeshtë krahasuar me vitin 2023.
Add new comment