universitetet britanike
Pas pesë vitesh në Britani kuptojnë se universitetet varen nga financimet kineze
Gazeta britanike “The Indipendent” shkruan se 24 univeristetet kryesore të kërkimit shkencor në Britaninë e Madhe kanë përfituar 50 milionë stërlina nga Kina në katër vitet e fundit. Gazeta shkruan se ka siguruar informacionin nga kërkesa drejtuar një organizate që bashkon entitetet në fjalë duke shtuar se fondet nuk kompromentojnë integritetin e tyre në mënyrën si janë përthithur.
Bie interesi i të huajve për të studiuar në universitet britanike
Interesi i studentëve të huaj për universitetet britanike ka filluar të bjerë. Shifrat e Home Office për korrikun flasin për një rënie me 15% të aplikimeve për viza studentore të sponsorizuara.
Rritja e inflacionit në vitet e fundit i ka dëmtuar të ardhurat e sektorit nga studentët në Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë më të varur nga tarifat më të larta të shkollimit tpër studentët e huaj.
Disa institucione thonë se janë të përgatitur për një rënie prej 50% të regjistrimeve të reja ndërkombëtare këtë vit, veçanërisht në kurset pasuniversitare njëvjeçare.