Studimi 1: Vaksinimi, më pak efekte anësore sesa infektimi. Studimi 2: Imuniteti natyral më i fortë se ai nga vaksinat!!!

Postuar në 27 Gusht, 2021 15:36

Sapo ka mbirë edhe një studim i ri. I mbrojtur padyshim nga profesor doktor…Emri pak rëndësi ka. Ky studim na thotë se rreziku që të zhvillosh mpiksje gjaku pasi kalon CoVid-19 është më i lartë sesa nga vaksinimi me AstraZeneca, vaksina për të cilën është raportuar se mund ta japë këtë efekt. Analiza e konsideruar për këtë studim ka marrë në shqyrtim të dhënat e më shumë se 29 milionë njerëzve në Angli të mbledhura mes 1 dhjetorit 2020 dhe 24 prillit 2021.

Rezultoi se për 10 milionë të prekur nga infektimi ka 934 raste shtesë me trombocitopeni krahasuar me 107 raste që mund të ketë pas dozës së parë me AstraZeneca.

Vaksina Pfizer e jep efektin e mpiksjes në arterie ose me goditje ishemike, por i njëjti studim thotë se për 10 milionë të prekur kemi 1699 raste shtesë me goditje ishemike, kurse te të vaksinuarit me një dozë Pfizer kjo statistikë zbret në 143. E thjeshtuar siç e kuptojmë: Bëni vaksinën, sepse ka më pak rrezik sesa të prekesh nga Sars-CoV-2, por edhe më pak efekte anësore.

Vetë studimi provon dilemën ku ndodhemi dhe dyshimin e ngritur mbi vaksinat ndërkohë që ai në të vërtetë është disi i rrejshëm pasi një person i infektuar dhe me simptoma përjeton të gjitha fazat e sëmundjes që mund të jetë edhe e rëndë dhe efektet anësore janë pjesë e të gjihë arsenalit.

Megjithatë për këtë çështje mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti sillte dje një studim tjetër, publikuar më datë 25 gusht që merrte në krahasim imunitetin natyral të Sars-CoV-2 me atë të induktuar nga vaksina. Studimi mori në shqyrtim sitatën klinike nga datat 1 qershor më 14 gusht 2021 në Izrael. Në përfundim autorët konkludojnë se:

Imuniteti natyral, pra ai që merret përmes infektimit jep mbrojtje më të gjatë dhe të fortë kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe hospitalizimit të shkaktuar nga variant Delta, sesa ai i fituar me dy doza vaksine. Individë që ishin të infektuar me Sars-Cov-2 dhe morën një dozë të vetme vaksine, fituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta

Tani nëse konsiderojmë këto të dhëna, si vallë mund të bëhet vaksinimi i detyrueshëm? Mbi cilën premisë shkencore se premisat civile e dimë që në vendin tonë nuk i do kush?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.