efektet anesore
AstraZeneca pranon efektet anësore fatale të vaksinës anti-CoVid
AstraZeneca ka pranuar për herë të parë se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë efekte anësore. Ndaj gjigandit farmaceutik është ngritur një padi kolektive për pretendimet se vaksina e tij, e zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, shkaktoi vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.
Avokatët argumentojnë se vaksina prodhoi një efekt anësor që ka pasur një efekt shkatërrues te disa familje.
Studimi 1: Vaksinimi, më pak efekte anësore sesa infektimi. Studimi 2: Imuniteti natyral më i fortë se ai nga vaksinat!!!
Sapo ka mbirë edhe një studim i ri.
Agjencia Europiane e Barnave nis hetimin për tri simptoma të reja nga vaksinat e Moderna dhe Pfizer
Agjencia Europiane e Barnave po heton tri simptoma të reja të raportuara nga një grup i vogël njerëzish të vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, të cilat dyshohet se mund të jenë efekte anësore.
Erythema multiforme, një formë alergjike e lëkurës, glomerulonephritis ose inflamim i veshkave dhe sindroma nefrotike janë tri simptomat që po studiohen për të kuptuar shkakun e tyre.
Danimarkë, kërkohet dëmshpërblim për efektet anësore të vaksinës
Në Danimarkë, 37 persona po kërkojnë dëmshpërblim për efektet e padëshirueshme që ata thonë se pësuan pasi u vaksinuan. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me vaksinën e AstraZeneca, të cilën vendi vendosi të mos e përdorë më që nga 14 prilli.
Shoqata Daneze e Kompensimit të Pacientëve konfirmoi se janë 29 personat që kanë aplikuar për kompensim për efektet anësore, që sipas tyre, u ka shkaktuar vaksina suedeze-britanike. Tetë persona të tjerë aplikuan për kompensim në lidhje me vaksinën Pfizer.
Anafilaksia si efekt anësor, e gjithë bota me sytë nga Britania për vaksinën
Britania e Madhe u bë vendi i parë që nisi vaksinimin kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer-BioNTech. Megjithë përparësitë që mund t’u japë britanikëve në luftën me virusin, aplikimi i vaksinës mbetet një zhvillim që vendet e tjera po ndjekin me vëmendje, sidomos për të parë efektet anësore. Kanë qenë dy rastet e anafilaksisë në Britani, për të cilat autoritete shëndetësore të vendeve të tjera janë shumë të interesuara.