Agjencia Europiane e Barnave nis hetimin për tri simptoma të reja nga vaksinat e Moderna dhe Pfizer
Agjencia Europiane e Barnave po heton tri simptoma të reja të raportuara nga një grup i vogël njerëzish të vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, të cilat dyshohet se mund të jenë efekte anësore.
Erythema multiforme, një formë alergjike e lëkurës, glomerulonephritis ose inflamim i veshkave dhe sindroma nefrotike janë tri simptomat që po studiohen për të kuptuar shkakun e tyre.
Në Europë deri më tani janë administruar 43.5 milionë doza të Modernas dhe 330 milionë doza të Pfizer.
Muajin e kaluar Agjencia gjeti një lidhje të mundshme mes një inflamimi shumë të rrallë të zemrës dhe vaksinave mRNA. Diçka që u raportua së pari në Izrael.
Vendimi në fjalë ka dhënë efekte në bursë: aksionet e Modernas ranë me 16% të mërkurën, të BioNTech me 14%, kurse të Pfizer me 4%.
Add new comment