moratorium
Kërkohet Moratorium për Vjosën
Kryeministrit Rama i ka mbërritur një letër nga Konfederata e Industrive ku i kërkohet vendosja e një moratotiumi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. “I konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Kërkojmë një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë”
Organizata Botërore e Mjedisit: “Asnjë leje për HEC në parqet kombëtare”. Për lejet e dhëna do të ketë kompensim
Pak ditë më parë deputeti socialist Besnik Baraj bëri thirrje që të ndalet ndërtimi i hidrocentraleve në zona si Valbona. Ky është një shqetësim që ka disa kohë që ngrihet: kësaj radhe ishte për Valbonën, para një viti ka qenë për Langaricën në Përmet. Media të ndryshme në Perëndim, sidomos ato gjermane i kanë bërë jehonë asaj që quhet Vjosa Blu, me idenë se lumi i Vjosës nuk duhet prekur në këtë drejtim. Ky mendim po gjen mbështetje edhe nga aktorë ndërkombëtarë.
Pylltaria, sfida e zhvillimit në Shqipëri
Për periudhën që po kalojmë, Shqipëria është vend i veçantë në rajon që ka dy Moratoriume, një për Gjuetinë dhe tjetri më i rëndësishëm se i pari, për Pyjet. Të dy të lidhur ngushtë me njëritjetrin, pasi një pjesë e varfërisë së kafshëve të gjuetisë është e shkaktuar edhe nga gjendja e rëndë e pyjeve. Moratoriumet ndalojnë (gjuetinë, prerjet në pyje etj.), dhe për këtë bëjnë mjaft mirë! Me sa duket sikur e gjithë barra i bie Shërbimit Pyjor apo Inspektoratit Mjedisor!
Moratorium 10 vjeçar për pyjet. Ndalohet eksporti i lëndës drusore në masën 100%
Ku po shkohet? Janë dhënë 501 leje për ndërtime HEC-esh. Shoqatat mjedisore kërkojnë moratorium
Shqipëria trashëgoi mbi 80 hidrocentrale nga koha e Enver Hoxhës, kurse aktualisht parashikon të ndërtojë edhe 501 të tjerë. Një shifër që nuk do shumë mend të kuptohet se do rrënonte mjedisin, ose atë që ka mbetur në vendin tonë. Shifra bëhet edhe njëherë publike nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë apeluar sot për moratorium. “Një numër maramendës prej 501 HEC-eve pritet të ndikojë negativisht në ekosistemet natyrore, dhe sidomos tek ato me ndjeshmëri të lartë, siç janë zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare.