Moratorium 10 vjeçar për pyjet. Ndalohet eksporti i lëndës drusore në masën 100%

Postuar në 25 Nëntor, 2015 16:20
Me sëpatë në dorë për 25 vjet. Kjo praktikë pune ka detyruar qeverinë që të vendosë moratorium 10 vjeçar për pyjet, shfrytëzimin dhe ndalimn e eksportit të lëndës drusore në masën 100%. “Me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore, në masën 100%. Për herë të parë vendoset një moratorium 10-vjeçar mbi  shfrytëzimin e pyjeve. Ky është një vendim historik, që kërkon angazhimin dhe vullnetin e të gjitha palëve dhe mbështetjen e plotë nga shoqëria shqiptare. Edhe pse në dukje një masë drastike, jemi të kushtëzuar për këtë vendim, duke pasur parasysh një situatë të trashëguar jo të favorshme në më shumë se 40 vite”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Një nismë e duhur në një vend që nuk po di të racionalizojë asgjë. Sidomos burimet natyrore. Problemi sigurisht mbetet zbatimi i ligjit realisht, pasi është parë shpesh se mes hartimit dhe miratimit të ligjeve dhe zbatimit ka hapësira të mëdha. Ministri ka deklaruar se banorët që kanë nevojë për lëndë drusore për ngrohje do të mbështeten nga qeveria.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.