Konfindustria: Heqja e taksave biznesit “të vogël” krijon anarki. 1/3 e biznesit të madh ka ndërmend copëzimin e aktivitetit
Konfindustria shqiptare i kërkon qeverisë shqiptare dhe mazhorancës plotësimin e vendimit për heqjen e taksës për biznesin e vogël, me akte nënligjore. Sipas Konfindustrias, nëse vendimi do të aplikohet në formën e tanishme, mund të sjellë anarki në botën e biznesit. “Konfindustria i ka derguar Kryetareve te Grupeve Parlamentare ne Kuvendin e Shqiperise kerkesen zyrtare per te vleresuar ne seance plenare shtyrjen ne kohe te vendimit te perjashtimit te biznesit te " vogel" nga tatimet, pjese e Paketes Fiskale 2016, deri ne plotesimin me aktet ligjore te domosdoshme per parandalimin e pasojave teper te renda per biznesin, ekonomine dhe te ardhurat buxhetore, ne rast te zbatimit ne formen e tashme. Konfindustria vlereson, se zbatimi ne permbajtjen e sotme te perjashtimit dhe/ose uljes nga tatimet te biznesit te "vogel", potencialisht permban rrezikun real te kalimit ne gjendje te plote anarshie te te gjithe organizimit te kategorive te biznesit shqiptar shoqeruar me pasojat e paparishikueshme te renda per zhvillimin ekonomik ne afatgjate te vendit si dhe njekohesisht te ligjerimit te informalitetit te sotem teper te larte fiskal. Arsyeja eshte, qe copetimi artificial i aktivitetit tregtar te bizneseve te ashtuquajtur "te medhenj" per te kaluar si biznese te "vogla", do te jete ceshtje mbijetese per te paret. Sondazhi pilot i Konfindustrise tregon, qe te pakten 1/3 e bizneseve te "medhenj" jane te gatshme te copetojne aktivitetin e tyre tregtar me qellim shmangien e falimentimit”, tha administratori i KI-së, Gjergj Buxhuku.
Add new comment