KLSH-ja lidh marrëveshje me Konfindustrian: Shkëmbim ekspertize për prokurimet publike
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje me Konfindustrian e cila siç njoftohet zyrtarisht, do të ketë për qëllim “arritjen e standardeve më të mira ndërkombëtare të konkurencës së lirë në treg dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend”.
Po kështu thuhet se një nga synimet e shpallura është edhe lufta ndaj korrupsionit dhe subjektivizmit të kompanive publike. Kjo pikë e fundit i jep kuptim njëfarësoj marrëveshjes, përderisa KLSh-ja ushtron kontrolle në kompani dhe institucione publike, ose në ato ku 50% e kapitalit të investuar është shtetëror. “Mareveshja parashikon shkembimin e ekspertizes te dyanshme lidhur me permiresimin e procedurave tenderuese, menyres se percaktimit te termave teknike te prokurimeve, cilesine e zbatimit te marreveshjeve koncesionare, etj.”, thuhet në njoftimin zyrtar. KLSh-ja ka qenë ndër institucionet kryesore të konstatimit të shkeljesve në disa raste, siç ishte Marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ, drejtoria e Tatimeve, apo edhe Agjencia e Turizmit, të gjitha raste që kanë krijuar tension me qeverinë.
Add new comment