Konfindustria kundër përjashtimit të disa bizneseve nga skema e TVSH-së
Konfederata e Industrive i kërkon qeverisë të mos bëjë përjashtime nga taksat për biznesin me argumentin se ky lloj diskriminimi favorizon evazionin. "Konfindustria vlereson, se vendimarrja politike duhet te rishikoje politiken per perjashtimin e te ashtuquajturit “biznes i vogel” nga tatimi mbi fitimin dhe pjeserisht nga skema e TVSH. Perjashtimet fiskale, mbeshtetur ne kriterin e qarkullimit vjetor te bizneseve, objektivisht rritin mundesine per evazion, godasin konkurencen e ndershme ne treg, ulin me tej aftesine terheqese te vendiit per investime te medha, ulin te ardhurat buxhetore dhe shkojne ne drejtim krejtesisht te kundert me vete nismen e pershendetur te qeverise per luften kunder informalitetit ne ekonomine shqiptare"- thuhet në reagimin e Konfederatës së Industrive.
Add new comment