Blloku Ekonomi
ARMO në ankand për së dyti më 23 mars. Tani me gjysmën e vlerës
ARMO do të kalojë sërish në ankand më 23 mars. Ky proces zhvillohet për llogari të Bankës Raiffeisen, pasi ARMO është debitore ndaj saj në vlerën e 20 milionë eurove. Ankandi i parë u zhvillua më 19 shkurt, por aty nuk u paraqit asnjë palë e interesuar. “Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohojnë se bazuar në ligjin për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi. Kështu nga 2.8 miliardë euro pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do të dalin në shitje për 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro”, raportron “Monitor”.
"Të rishikohen Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë"
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thotë në një intervistë për TemaTv" se mbrojtja dhe stimulimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri kërkon goditjen e atyre që ai i quan "importe të pandershme". Në përmbushje të këtij qëllimi Panariti jep mendimin se duhen rishikuar Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë.
Pas dështimit me rrugën Durrës-Kukës dhe targat me çip, ministri i Transporteve del me një ide të re: “Konçesion ujësjellës – kanalizimet”
Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto i ka lindur ideja e një konçesioni. Bëhet fjalë për ujësjellës – kanalizimet, që sipas ministrit, i cili zyrtarisht përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim në qeveri dhe që e vlerëson konçesionin në këtë sektor si “një mënyrë efikase për përmirësim”. “Kjo deklaratë është bërë në kushtet kur 67 për qind e ujit që shpërndahet humbet në rrjet, duke shkuar dëm. Sipas Haxhinastos, Partneriteti Publik Privat do të ishte një zgjidhje shumë pozitive për këtë sektor.
Konfirmohet deflacioni, rritja e qarkullimit të parasë më e ulëta e 15 viteve të fundit
Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë, një tregues direkt ky i ngadalësimit të ekonomisë dhe që është reflektuar dhe në rritjen e dobët të çmimeve, duke ngjallur frikën për deflacion.
“Shteti ka nxitur varfërinë”
Avokati i Popullit ka përgatitur një raport që i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë ku vë theksin te rritja e varfërisë në Shqipëri. Dokumenti citohet nga revista “Monitor” sipas së cilës, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria, përfshirë varfërinë ekstreme, ka njohur rritje në Shqipëri. Më tej akoma, sipas këtij institucioni, janë politika të qeverisë aktuale ato që çojnë drejt thellimit të saj, e që shkojnë ndesh me pretendimin për një shtet social. “Avokati i Popullit më tej ka renditur 7 mekanizma me të cilët shteti në vend që të ulë varfrinë e ka nxitur më tej atë:
Qeveria kërkon para për Boshtin e Jugut nga Berati në Tepelenë
Projekti rrugor i Boshtit qendror të Jugut është paraqitur nga qeveria Rama si projekt, për të cilin kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian. Me rastin e 10-vjetorit të SEETO (Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore), qeveria shqiptare ka regjistruar si projekt njerin prej segmenteve të tij, që fillon nga Berati dhe përfundon në Memaliaj.
Rritja e taksës së qarkullimit, evazioni 30 milionë euro në 2015
Nga taksimi me 10 lekë më shumë i gazoilëve janë arkëtuar ne buxhet 1.9 miliardë lekë më shumë.Por me llogaritë e naftës së konsumuar në vend këto të ardhura duhet të ishin të paktën tre herë më të larta, rreth vlerë 5.8 miliardë lekë. Një shifër të ngjashme parashikonte të arkëtonte edhe qeveria. Ish/ministri i Financave Shkëlqim Cani me 7 nëntor të vitit 2014 vitit duke raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për paketën fiskale të vitit 2015 u shpreh: “Taksa e qarkullimit është një taksë tjetër që rritet me 10 lek/ litri për naftën dhe benzinën.
Tatimet pranojnë abuzimin me profesionet e lira për vendosjen e kasave
Nga shtatori, kur filloi aksioni anti informalitet, profesionet e lira u gjendën nën presionin e tatimorëve për t’u pajisur me kasa fiskale, pavarësisht faktit nëse ato bënin pagesa cash apo jo.
Ligji i ri i falimentit, personave debitorë do t’u lihet vetëm minimum jetik
Ligji i ri I falimentit që po përgatitet nga ekspertët shqiptarë të Bankës Botërore parashikon për familjarët që kanë marrë kredi dhe nuk kanë mundësi shlyerje që kreditori ka të drejtë t’u marrë shpenzimet e jetesës, duke u lënë vetëm të ardhurat e mbijetesës. Në një intervistë për Panorama, Mariana Semini një nga ekspertët e përfshirë në hartimin e ligjit thotë se kjo vlerë do të përcaktohet nga administrator I falimentimit ose mbykqyrës, pas konsultimin me komitetin e kreditorëve, ose kur ky komitet nuk ekziston, me gjykatën e falimentimit.
Bllokohet kthimi dhe kompensimi i pronave
Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është bllokuar. Qeveria deklaroi se do të niste zbatimin e ligjit të ri të pronave përpara se Këshilli i Evropës të shprehej zyrtarisht mbi të dhe para se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg të merrte në shqyrtim dosjet e shumta të pronarëve, që janë depozituar në vite. Kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, siç quhet aktualisht AKKP, Sonila Qato, tha në dhjetor se ligji do të hynte në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.