Blloku Ekonomi
“Eurosig”, fitues i tenderit për blerjen e “INSIG”. Qeveria kërkon pagesën brenda 30 ditëve, përndryshe “humbet e drejta e blerjes”
Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar shitjen e kompanisë “INSIG” duke njohur si fituese ofertën e kompanisë “Eurosig”. Përmes një vendim, marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar “procedura e tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a”. Po kështu vendimi rregullon edhe kryerjen e pagesës e cila duhet kryer “brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit nga Ministria e Financave”.
TAP, projekti nis brenda 3 muajsh. Do të investohen 5.6 miliardë euro
TAP do të bëjë të mundur trasnportimin e 10 miliardë metër kub gaz nga Azerbajxhani për t’u shpërndarë më pas në Europë e më tej në Gjeorgji dhe Turqi. Sipas zëvendëspresidentit tw Komisionit Europian për Energjinë Maros Sefcovic, ndërtimi i TAP do të nisë në tremujorin e tretë të këitj viti, ndërsa sasia e parë e gazit nga Kaspiku për në BE do të mund të mbërrijë në 2020-ën. TAP do të investojë 5.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, nga të cilat rreth 2.3 miliardë euro do t’i shkojnë direkt Greqisë.
Ministri i Financave: “Lamë pas skenarin grek. Faktor primar në investime të jetë sektori privat”
Fondi Monetar Ndërkombëtar i bashkohet zërave të partnerëve të Shqipërisë që kërkojnë reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shefja e Europës Lindore dhe Jug-lindore e FMN-së, Anita Tuladhar deklaroi se përmirësimi i parametrave ekonomikë kalon nga reformat strukturore. “Për të përmirësuar klimën e biznesit më tej, nevojitet që të vazhdohet puna me reformat strukrurore sa i takon të drejtave të pronësisë, reformës në drejtësi dhe në fushën e së drejtës së shoqërive”, tha ajo.
Në faturën e ujit shtohen edhe 3 taksa të bashkisë
Bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë Ndërmarrjen e Ujësjellës- Kanalizimeve si agjent tatimor për vjeljen e tri taksave e tarifave vendore. Kështu nëfaturën e ujit do të përfshihet taksa për pronën, ajo e pastrimit dhe infrastrukturës arsimore. Ndërsa dy të fundit janë fikse, përkatësisht, 5 mijë dhe 1800 lekë në vit, taksa për pronën përllogaritet në varësi në zonës, llojit të ndërtesës dhe sipërfaqes që zë. Të tria ndahen dhe paguhen në 12 këste mujore.
Mbyllet hekurudha shqiptare, s’ka karburant për trenat
67 vjet pas ndërtimit të linjës së parë hekurudhore në Shqipëri, Durrës-Peqin vendi nuk ofron më shërbimin e transportit me tren. Asnjë vagon udhëtarësh nuk ka lëvizur prej katër ditësh. Mungesa e karburantit dhe borxhet e akumuluara të ndërrmarjes janë shkaqet kryesore të kësaj situate, siç pohojnë për abc neës drejtues të hekurudhës Nga situata e krijuar është paralizuar jo vetëm transporti i udhëtarëve por edhe ai i mallrave. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave shqiptare Genc Alizoti, pranoi paralizimin e transportit të udhëtarëve, por premtoi se do te kete nje zgjidhje të shpejtë.
Investimet në nivelin më të ulët që prej vitit 2008
Shpenzimet për investime në ekonominë shqiptare arritën nivelin më të ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që nga viti 2008 dhe janë shumë poshtë mesatares historike, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.
Në fund të vitit 2015 raporti i shpenzimeve për investime ndaj PBB-së rezultoi 26.5%, duke qenë poshtë peshës mesatare historike prej 28.7% për periudhën 2008 – 2014, analizon institucioni qendror bankar.
Propozim për çështjen “ARMO”: Falje e detyrimeve fiskale, dakordësi me pronarin dhe lehtësim sasior për 207 milionë euro kredi
Para dy ditësh u njoftua dalja për herë të dytë në ankand e rafinerisë së naftës “ARMO”. Meqenëse ankandi i parë dështoi pasi nuk pati shprehje interesi, në raudnin e dytë është njoftuar përgjysmimi i çmimit të ofertës. Mirëpo siç raporton sot “Vizion Plus” edhe ky ankand rrezikon të dështojë për shkak të statusit të komplikuar të rafinerisë. Televizioni në fjalë raporton se disponon të dhëna se Grupi i Punës i ngritur në Ministrinë e Ekonomisë për këtë çështje nuk ka ende një alternativë se çfarë do të bëjë me “ARMO”.
Kinezët e Geo – Jade blejnë “Bankers Petroleum”
Kinezët do të blejnë kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila ka në shfrytëzim fushën e naftës në Marinëz të Shqipërisë. “‘Bankers Petroleum’, kompania kanadeze që ka shfrytëzuar me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos- Marinzës, ka nënshkruar marrëveshjen për shitjen e të gjitha aksioneve të veta tek kompania kineze ‘Alberta’ Ltd. (blerësi) dhe ‘Charter Power Investment Limited’, degë të kompanisë botërore ‘Geo-Jade Petroleum Corporation’ për një shifër prej 575 mln dollarësh kanadezë”, referon gazeta “Shqip”.
Pensionet private me pagesë të detyrueshme. Skemë financimi për fondet private nga sigurimet shoqërore
Qeveri mendon të vendosë së shpejti sigurimin me detyrim në skemat private të pensioneve. Gazeta “Shqip” raporton se në takimin e djeshëm të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, një nga anëtarët e Këshillit Administrativ të ISSH-së, Naim Hasa, deklaroi se “në mbledhjen e fundit të këshillit është vendosur të paraqitet një studim mbi vendosjen e shtyllës së kontributit të detyrueshëm për skemat e pensioneve private”. Si operohet në këtë skemë?
8000 lekë/vit taksa të reja nga Bashkia. Tarifa të diferencuara “brenda dhe jashtë Tiranës"
Taksat vjetore që shtohen nga politika fiskale e Bashkisë së Tiranës shkojnë në 8000 lekë në vit. Talsat do të faturohen me faturën e ujit dhe përfshijnë duke rritur detyrimin me 600 lekë për çdo muaj. “Taksa e pastrimit për familjet në Tiranë është 420 lekë në muaj dhe ajo e përkohshme e infrastrukturës arsimore është 150 lekë në muaj. Vetëm nga këto dy taksa, në vit, familjet do të paguajnë 6800 lekë në vit (tarifa e pastrimit është 5000 lekë në vit dhe ajo e arsimit 1800 lek)”, raporton “Monitor”.