Blloku Ekonomi
Sërish ndryshime ligjore për biznesin. Ministrja Ekonomi njofton edhe ngritjen e “Ombudsmanit të biznesit”
Ministrja e re e Ekonomisë , Milva Ekonomi, ka deklaruar se do të ketë ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Gjatë një takimi konsultativ të mbajtur në Tiranë, Ekonomi ka vënë theksin te nevoja për ndryshimin e klimës, për të cilën ka shumë shqetësime edhe nga vetë bota e biznesit. Ministrja ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia e ngritjes së “Avokatit(Ombudsmanit) të biznesit”, që do të ndihmone në përfaqësim më të mirë të të drejtave të tyre.
Punësimet politike heqin shpresën për administratë profesionale
Rolf Castro-Vasquez, drejtues i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe president i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), ka një shpjegim se pse niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri është i pakënaqshëm.
Disa nga bizneset kryesore në vend shprehin interes për blerjen e INSIG-ut
Janë 7 subjektet që kanë shprehur interes për blerjen e INSIG-ut, i cili doli para pak kohësh në shitje nga qevria. “Mësohet se dy prej tyre janë shoqëri sigurimi, ndërsa dhe një ndër grupet më të mëdha në vend, Balfin po e shqyrton mundësinë e hyrjes në tregun e sigurimeve. Samir Mane, Ceo i “Balfin” ka pranuar se ka tërhequr dokumentet dhe po i studion. Edhe burime nga grupi “Kastrati”, më i madhi në vend pohuan sekanë tërhequr dokumentet përmes “Albsig”. Dokumentet i ka tërhequr dhe “Sigal Uniqa”, operatori më i madh aktual në tregun e sigurimeve.
Shqipëria me stabilitetin më të ulët ekonomik, pas Bosnjës
Business Monitor International, pjesë e grupit të njohur vlerësues Fitch, në studimin e fundit për vendet në zhvillim dhe Ballkanin, tregon se Për Shqipërinë, në terma afatshkurtër, stabiliteti ekonomik është 37.1, duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën që ka 34 pikë. Sa i përket termave afatgjatë, stabiliteti ekonomik i Shqipërisë merr 46.5 pikë nga 100, më mirë se Kosova dhe Bosnja. Me stabilitetin më të lartë në rajon parashikohet sipas indeksit Maqedonia.
45 % e kredive për biznesin në formë overdrafti
Shoqata e Bankave beri të ditur se kërkesa për kredi e bizneseve ka mbetur shumë e dobët përgjatë gjithë vitit 2015. Gjithsesi, bankat vazhduan të kreditojnë ekonominë duke dhënë një total prej rreth 246.5 miliardë lekë kredi të reja përgjatë vitit 2015.
Nga këndvështrimi i qëllimit të përdorimit, rreth 45% e këtyre kredive të reja ishin overdraft-e, të cilat kanë afate të shkurtra shlyerje dhe ofrohen në bazë rinovimi të vazhdueshëm, duke impaktuar kështu shifrën e ulët të rritjes në totalin e portofolit.
Gjykata Kushtetuese rrëzon nenet represive të ligjit “Për procedurat tatimore”
Gjykata Kushtetuese ka hedhur edhe njëherë poshtë nisma të qeverisë, teksa sot ka zbardhur vendimin e saj kundër disa neneve të ligjit “Për procedurat tatimore”. “Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, vendosi: Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Banka e Shqipërisë me një rol të “ri” në nxitjen e kreditimit. Guvernatori: “Bankat adoptojnë qëndrime shumë të ngurta dhe përjashtuese...”
Situata ekonomike është e rënduar dhe ajo që e lehtëson situatën është investimi apo edhe konsumi. Penegesë në këtë drejtim është mungesae kreditimit si pasojë klimës jo të mirë në treg, por edhe mosbesimit të ardhur si pasojë e trasformimit të kredive në kredi të këqija si pasojë mospagimit të kësteve nga biznesi. Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë ka marrë një rol bashkë me qevernë, për të zgjidhur ngërçin që po mban pezull situatën.
Marrëveshje paraprake mes Bashkisë së Tiranës dhe tregëtarëve: Zerohen taksat e tavolinës dhe ulet tarifa e sipërfaqes
Bashkia e Tiranës është tërhequr nga disa detyrime që kishte parashikuar për subjektet tregtare në Tiranë. Protesta e kësaj kategorie që mori vëmendje të madhe në media, ka arritur disa rezultate, ndërkohë që sot është depozituar një padi tjetër për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Një nga organizuesit e protestës, ose pjesë aktive e saj, “Nisma Thurje” jep disa hollësi për atë që është rënë dakord:
“1. Faturat e janar - shkurtit zerohen.
2. Taksa e tavolinës prej 2500 lekë për tavolinë për baret dhe restorantet hiqet për të gjitha kategoritë e biznesit.
Borxhi i qeverisë si detyrim ndaj biznesit arrin në 1.1 miliardë lekë që pas vitit 2013
Ndonëse shleu shumë shpejt borxhin e krijuar dhe të akumuluar ndaj biznesit nga qeveria e shkuar, qeveria e tanishme, nuk ia ka dalë të mbajë në kuota zero detyrimet e veta ndaj biznesit. Në dy vjet qeverisje janë krijuar 1.1 miliardë lekë detyrime, kryesisht para të papaguara për ndërtime rrugësh, rimbursim TVSH-je dhe detyrime nga vendimet e gjykatave. Janë po ato probleme që krijonte qeveria e kaluar e cila me kalimin e kohës akumuloi borxh të madh të brendshëm, në formën e detyrimeve të papaguara.
Kompanitë e sigurimeve nuk konkurojnë me njëra-tjetrën, por bashkëveprojnë. Mblidhen për të vendosur tarifën e re me...konsensus
Buxheti i këtij viti solli rritje të taksës së sigurimeve nga 3% në 10%, çka priret të sjellë edhe rritje të tarifave për drejtuesit e automjeteve. Përfaqësues të kompanive janë mbledhur për të vendosur tarifat e reja që sipas tyre janë të nevojshme në kushtet e rritjes së taksës. “ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhojë nuk subvencionohemi për këtë pjesë. Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%.