Marrëveshje paraprake mes Bashkisë së Tiranës dhe tregëtarëve: Zerohen taksat e tavolinës dhe ulet tarifa e sipërfaqes
Bashkia e Tiranës është tërhequr nga disa detyrime që kishte parashikuar për subjektet tregtare në Tiranë. Protesta e kësaj kategorie që mori vëmendje të madhe në media, ka arritur disa rezultate, ndërkohë që sot është depozituar një padi tjetër për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Një nga organizuesit e protestës, ose pjesë aktive e saj, “Nisma Thurje” jep disa hollësi për atë që është rënë dakord:
“1. Faturat e janar - shkurtit zerohen.
2. Taksa e tavolinës prej 2500 lekë për tavolinë për baret dhe restorantet hiqet për të gjitha kategoritë e biznesit.
3. Zonat e tarifimit ndryshojnë si me poshtë:
- Zona A - Vetëm Blloku dhe bulevardi kryesor - 1500 lekë/m2
- Zona B - Unaza e vogël e Tiranës - 750 lekë/m2
- Zona C - pjesa jashtë Unazës - 400 lekë/m2
Kjo betejë nuk përfundon këtu. Vazhdon në Këshillin Bashkiak ku këto propozime do të shkojnë për t’u votuar. Do të lobojmë çdo këshilltar për të ulur edhe më tej këto tarifa”.
Në fakt mund të quhen të kaluara pasi si PD-ja ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë shprehur mbështetje për kërkesat e tregëtarëve.
Add new comment