tregetaret
Ndroqi/“Kjo rrugë ka mërdhif”
Edhe pse rrugë nacionale dhe një alternativë për të udhëtuar nga Tirana në Durrës e më tej në Jug dhe anasjelltas, rruga Plepat-Rromanat-Ndroq është lënë në mëshirë të fatit.
Prej vitesh, asnjë investim nuk është kryer në këtë aks rrugor, pasojat e së cilës janë kthyer në një barrë për banorët e zonës, ndërsa shumë biznese prej vitesh kanë falimentuar.
Projekti për rindërtimin, sipas kryebashkiakut Veliaj është në fazën e gjetjes së fondit.
TemaTv
Publicitare - “I polle, rriti vetë!”
Lëviz tregu në Tiranë, lëviz edhe në qytete të tjera. Bëhet parkimi me pagesë në Tiranë, pak javë më pas e njëjta gjë ndodh edhe në qytete të tjera. Rritet çmimi i ujit në Tiranë, kjo gjë me siguri do të ndodhë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, siç ndodhi së fundmi në Sarandë. Kjo pa asnjë nevojë konkrete dhe reale, thjesht sepse Tirana është modeli që socialisti i modës, Erjon Veliaj, imituues i verbër dhe profesionist i Edi Ramës, rrezaton edhe në mendjet e kryetarëve të bashkive socialiste nëpër Shqipëri.
Marrëveshje paraprake mes Bashkisë së Tiranës dhe tregëtarëve: Zerohen taksat e tavolinës dhe ulet tarifa e sipërfaqes
Bashkia e Tiranës është tërhequr nga disa detyrime që kishte parashikuar për subjektet tregtare në Tiranë. Protesta e kësaj kategorie që mori vëmendje të madhe në media, ka arritur disa rezultate, ndërkohë që sot është depozituar një padi tjetër për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Një nga organizuesit e protestës, ose pjesë aktive e saj, “Nisma Thurje” jep disa hollësi për atë që është rënë dakord:
“1. Faturat e janar - shkurtit zerohen.
2. Taksa e tavolinës prej 2500 lekë për tavolinë për baret dhe restorantet hiqet për të gjitha kategoritë e biznesit.