Blloku Ekonomi

Përfitimet e TAP, Shqipëria pajton konsulencë zvicerane për të krahasuar marrëveshjen me Greqinë

Postuar në 02 Mars, 2016 12:42

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me ambasadën e Zvicrës në Tiranës njoftuan sot fillimin e projektit për ndërtim kapacitetesh në sektorin e gazit në Shqipëri. Projekti për ndërtim kapacitetesh, financuar nga qeveria zvicerane i është besuar Roland Berger, një konsulencë lider e specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Produkti i parë i projektit është krahasimi i marrëveshjeve shtetërore të Greqisë dhe Shqipërisë me konsorciumin TAP me synim maksimalizimin e përfitimeve të vendit tonë.

Taksat në Tiranë janë rritur, për bizneset, por edhe për familjet

Postuar në 01 Mars, 2016 22:15

Nga 1 janari, çdo biznes dhe familje në kryeqytet do të paguajnë një taksë për arsimin. Për biznesin, taksa do të jetë e përshkallëzuar, nga 4.000 lekë në vit për ndërmarrjet e vogla, deri në 37 mijë lekë për biznesin e madh dhe atë VIP. Ndërsa familjet do të paguajne 1.800 lekë në vit. Vendimi i Këshillit Bashkiak ka ndryshuar edhe taksën e ndërtesave.

Konsumatorët e mëdhenj dhe të mesëm, jashtë skemës së OSHEE-së. Do të gjejnë vetë burimin e furnizimit me energjisë

Postuar në 01 Mars, 2016 18:50

Qeveria shqiptare po mendon të lehtësojë barrën për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, duke nxjerrë jashtë skemës së tarifimit normal konsumatorët e mëdhenj. Deri në fund të vitit 2016, konsumatorët 35 kv dhe 20 kv do të kenë dalë nga struktura e rregullt e pagesave. Lëvizja bazohet në ligjin për energjinë, i cili i jep mundësi qeverisë që të nxjerrë klientët e tensionit të mesëm dhe të lartë nga skema përgjegjëse e OShEE-së. “TemaTv” raporton se ndryshimi do të nisë që këtë vit dhe se konsumatorët që dalin jashtë skemës aktuale do të duhet të gjejnë vetë në treg burimin e furnizmit.

Qeveria nuk e humbet sensin e ironisë. Paralajmëron masa penale për mbrojtjen e mjedisit

Postuar në 01 Mars, 2016 13:37

Tirana po zien nga diskutimet për ndërtimin te Parku i Liqenit Artificial, por qeveria nga ana tjetër, premton zëplotë, masa të reja ligjore për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë punimeve të konferencës “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, zv.kryeministri Niko Peleshi, ka bërë të ditur angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit: “Vetëm në 10 vitet e fundit janë shfrytëzuar pa kriter 200 mijë hektarë pyje. Nëse do të ecim me këtë ritëm shoqëria jonë për 15 vitet e ardhshme do ju lërë trashëgim brezave që vijnë një vend të zhveshur.

Edhe Ujësjellësi drejt menaxhimit me Partneritet Publik Privat

Postuar në 01 Mars, 2016 10:53

Enti Rregullator i Ujit propozon që pjesë të caktuara të sistemit të shpërndarjes apo prodhimit të ujit t’I jepen për menaxhim sektorit privat në formën e Partneritetit Publik Privat. Në një raportim në Komisionin e Veprimtarive Pordhuese kreu i ERRU Avdi Dervishi angriti shqetësimin se sistemi vuan kryesisht nga mungesa e menaxhimit dhe nga mungesa e investimeve. “Pjesa më e madhe e problematikës është keqmenaxhimi.

TAP, premton ministri: "Punimet në terren nisin në mes të vitit 2016"

Postuar në 29 Shkurt, 2016 16:01

Është zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit Këshilli i dytë Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit, në të cilin kanë marrë pjesë një sërë përfaqësuesish politikë nga Ballkani, Italia, ShBA dhe Banka për Rindërtim. Këshilli ka rëndësi edhe për ecurinë e një projekti që i intereson Shqipërisë, siç është gazsjellësi Transadriatik, apo edhe një degëzimi të tij si gazsjellësi adriatiko-jonian.

Zyrtare/Bilanc negativ në eksporte

Postuar në 29 Shkurt, 2016 15:46

Të dhënat e Institutit të Statistikave po dëshmojnë për prirje negative në ekonomi: rënie eksportesh, por edhe importi. Bilanci është negativ sidomos në eksporte që mendohet se buron nga rënia e çmimeve të naftës dhe të mineraleve në tregjet e huaja. “Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me – 8.1%.

Ankesat e biznesit ndaj administrarës tatimore/Dënime pa prova dhe vlerësim i gabuar i detyrimeve

Postuar në 29 Shkurt, 2016 15:25

265 ankesa janë regjistruar në vitin 2015 nga biznesi në adresë të administratës tatimore. Kjo rezulton nga një raport i Avokatit të Tatimpaguesve, Artur Papajani, sipas të cilit 80% e rasteve lidhen me vlerësimin e detyrimeve. Pra administrata tatimore ka provokuar ankesa edhe për shkak të vlerësimit të detyrimit që biznesi duhet të paguajë. “Në raport me vitin paraardhës, ky vit rezultoi me një fluks të më të lartë të praktikave të arrira e të përfunduara, rrjedhojë e një arritjeje konfirmimi gradual, hap pas hapi, të autoritetit të institucionit”....

92 milionë euro më pak investime të huaja në 2015

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:58

Investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015, sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë në Gjykatë Kushtetuese?

Postuar në 28 Shkurt, 2016 15:32

Edhe taksa e ndikimit në infrastrukturë që është vendosur së fundmi mnga Bashkia e Tiranës, do të shkojë drejt Gjykatës Kushtetuese. Shoqata e Ndërtuesve është iniciatore e kundërshtimit të saj, duke pretenduar se mënyra e re e përllogaritjes së saj, ka çuar në dhjetë fishim të barrës fiskale. Lajmi bëhet i ditur nga “ABC NEWS”, që referon se “përfaqësuesit e shoqatës bëjnë të ditur se kanë zgjedhur kompaninë ligjore që do të prezantojë në Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e kësaj takse.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi