Edhe Ujësjellësi drejt menaxhimit me Partneritet Publik Privat

Postuar në 01 Mars, 2016 10:53

Enti Rregullator i Ujit propozon që pjesë të caktuara të sistemit të shpërndarjes apo prodhimit të ujit t’I jepen për menaxhim sektorit privat në formën e Partneritetit Publik Privat. Në një raportim në Komisionin e Veprimtarive Pordhuese kreu i ERRU Avdi Dervishi angriti shqetësimin se sistemi vuan kryesisht nga mungesa e menaxhimit dhe nga mungesa e investimeve. “Pjesa më e madhe e problematikës është keqmenaxhimi. Kjo kompetencë I është deleguar pushtetit vendor, ku ne ndonjëherë atakohemi, pasi ka patur raste kun a është thënë që nuk ka nevojë as për tarifë, as për licensim pasi I caktojmë vetë. Partneriteti Publik Privat në shumë vende në këtë sektor ka dhënë rezultat, jo për të gjithë shërbimin, por për elemente të caktuara të shërbimit mund të jepen për menaxhim. Administrimi është çështje që I takon pushtetit vendor, por menaxhimi dhe delegimi i disa elementeve të shërbimit është zgjidhje shumë e rëndësishme që e rrit shpejtësinë e shërbimit” theksoi Dervishi. Ndërsa deputeti socialist Ervin Bushati tha se në mënyrë e ndryshimit të menaxhimit është që këto ndërmarrje të kalojnë në shoqëri aksionere.

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Kesaj i thone qe shteti ka dhene doreheqjen. Kush garanton se privati do ta klorinoje ujin sic duhet dhe nuk do ta kurseje dozen e klorinimit er fitime? Po nderrimin e tubave, kush garanton se privati eshte i nxitur qe t'i nderroje shpesh, sa here nevojitet, edhe kur jane prej plumbi (material i rrezikshem)?

Ne qofte se gjithska do te kaloje privat sepse shteti eshte i paafte te menaxhoje sherbimet, pse duhet te paguajme taksa kaq shume? Ne kete pike paaftesie ne menaxhim qe ka arritur qeveria jone, Le te rishikojme rolin e shtetit dhe ta zvogelojme. Shtetin le ta leme ne funksion vetem per Garantimin e Rendit dhe ndonje sherbim tjeter. Sa per privat, i zgjidhim vete gjerat

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.