Ankesat e biznesit ndaj administrarës tatimore/Dënime pa prova dhe vlerësim i gabuar i detyrimeve

Postuar në 29 Shkurt, 2016 15:25

265 ankesa janë regjistruar në vitin 2015 nga biznesi në adresë të administratës tatimore. Kjo rezulton nga një raport i Avokatit të Tatimpaguesve, Artur Papajani, sipas të cilit 80% e rasteve lidhen me vlerësimin e detyrimeve. Pra administrata tatimore ka provokuar ankesa edhe për shkak të vlerësimit të detyrimit që biznesi duhet të paguajë. “Në raport me vitin paraardhës, ky vit rezultoi me një fluks të më të lartë të praktikave të arrira e të përfunduara, rrjedhojë e një arritjeje konfirmimi gradual, hap pas hapi, të autoritetit të institucionit”.... Për shkak të aksionit që nisi në shtator, vihet re rritje me rreth 40 për qind e ankesave të biznesit drejtuar avokatit, në raport me një vit më parë. Në 2014 ka pasur 171 kërkesa ankimore, ndërsa në 2013 kishte vetëm 61 raste të hetuara nga avokati i tatimpaguesve”, raporton gazeta “Shqip”.

Me rëndësi janë edhe ankesat për dënime pa prova nga ana e administratës tatimore. Inspektorët kanë vendosur sanksione administrative pa bërë argumentimin e duhur, kjo sidomos gjatë dhe pas aksionit kundër informalitetit. “Avokati i Tatimpaguesve ka trajtuar me procedurë të thelluar 139 kërkesa zyrtare. Nga praktikat e hetuara hollësisht, 67 prej tyre kanë qenë të adresuara nga tatimpagues të regjistruar në biznesin e madh, ndërsa 72 kanë qenë nga tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin (biznesi i vogël). Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjysma e ankesave vijnë nga Qarku i Tiranës. Nga opinionet e dhëna të avokatit, në 23% të rasteve të hetuara ka rezultuar që organet tatimore nuk kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, në 23% të rasteve, pjesërisht opinioni i avokatit ka mbështetur disa nga kundërshtitë e paraqitur nga tatimpaguesit, ndërsa në 54% të rasteve të hetuara, opinioni i nxjerrë ka qenë në mbështetje të kërkesave ankimuese të bizneseve. Pra, në 77% për qind të këtyre ankesave janë vërtetuar shkelje të tatimeve”, thuhet në raport.

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/29/ankesat-e-biznesit-shkelje-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.