TAP, premton ministri: "Punimet në terren nisin në mes të vitit 2016"
Është zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit Këshilli i dytë Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit, në të cilin kanë marrë pjesë një sërë përfaqësuesish politikë nga Ballkani, Italia, ShBA dhe Banka për Rindërtim. Këshilli ka rëndësi edhe për ecurinë e një projekti që i intereson Shqipërisë, siç është gazsjellësi Transadriatik, apo edhe një degëzimi të tij si gazsjellësi adriatiko-jonian. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i cili mori pjesë në këtë takim, ka deklaruar se është konfirmuar mundësia e financimeve për projektin dhe se sipas tij, punimet në terren, në Shqipëri, nisin në mesin e vitit 2016.
Add new comment