keshilli
Trump shkarkon Steve Bannon, ekstremistin e administratës
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë disa ndryshime të reja në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Mediat kryesore raportojnë se Steve Bannon, kreu i këshillit, është shkarkuar nga detyra duke përcaktuar kështu një zhvendosje të Trump nga njeriu që u cilësua si strategu i fushatës elektorale. Largimi është bërë krahas uljes në detyrë të Këshilltarit për Sigurinë e Brendshme, Tom Bossert.
Jo kudo ngrenë buste. Në Australi një pikturë murale që paraqet Clinton dënohet me gjobë. Por artisti gjen një zgjidhje origjinale
Një “ngjarje” e pazakontë në Melburn të Australisë. Një artist rruge ka pikturuar një mural me Hillari Clinton të paraqitur në kostum banjoje dhe me 100$ futur mes tyre. Këshilli i qytetit ka reaguar duke paralajmëruar me gjobë dhe ndjekje penale poseduesin e mjedisit ku ndodhet muri, gjithnjë me arsyetimin se murali është fyes dhe bie ndesh me ligjin përkatës. Kjo sepse disa banorë janë amkuar, por edhe sepse ai bie ndesh me politikën e këshillit për barazi gjinore. Pas kësaj, artisti me pseudonim Lushux ka kaluar “në të kundërt”.
TAP, premton ministri: "Punimet në terren nisin në mes të vitit 2016"
Është zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit Këshilli i dytë Konsultativ për Korridorin Jugor të Gazit, në të cilin kanë marrë pjesë një sërë përfaqësuesish politikë nga Ballkani, Italia, ShBA dhe Banka për Rindërtim. Këshilli ka rëndësi edhe për ecurinë e një projekti që i intereson Shqipërisë, siç është gazsjellësi Transadriatik, apo edhe një degëzimi të tij si gazsjellësi adriatiko-jonian.
Mandati i Arben Ndokës dhe Mark Frrokut, PD-ja kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur mme konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Arben Ristani shkruan se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi siç është konstatuar asë fundmi zotërinjtë në fjalë, de facto vijojnë të jenë deputetë. “Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet.
Projektligji/Kufizim mandati për Kryebashkiakët. Jo më shumë se dy mandate
“Shqiptarja.com” raporton se Ministria për Çështjet vendore ka përgatitur një propjektligj, titulluar: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në të cilin parashikohen disa ndryshime. Kështu këshilltarët bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak. Deri më tani, këshilltarët paguheshin me një shpërblim mujor në masën 10% të pagës së kryebashkiakut, çka nuk do të vijojë më. Po kështu me projekligjin e ri, kryebashkiakët nuk kanë të drejtën e rizgjedhjes për më shumë se dy mandate.