Jo kudo ngrenë buste. Në Australi një pikturë murale që paraqet Clinton dënohet me gjobë. Por artisti gjen një zgjidhje origjinale
Një “ngjarje” e pazakontë në Melburn të Australisë. Një artist rruge ka pikturuar një mural me Hillari Clinton të paraqitur në kostum banjoje dhe me 100$ futur mes tyre. Këshilli i qytetit ka reaguar duke paralajmëruar me gjobë dhe ndjekje penale poseduesin e mjedisit ku ndodhet muri, gjithnjë me arsyetimin se murali është fyes dhe bie ndesh me ligjin përkatës. Kjo sepse disa banorë janë amkuar, por edhe sepse ai bie ndesh me politikën e këshillit për barazi gjinore. Pas kësaj, artisti me pseudonim Lushux ka kaluar “në të kundërt”. E ka ripunuar muralin e Clinton duke e “veshur” me niqab, veshjen e femrës myslimane, shoqëruar me poshtëshënimin: “Nëse kjo femër myslimane jy fyen, ju jeni intolerant, racist, seksist, islamofob”. Kjo edhe sepse këshilli deklaroi se vendimi për gjobë nuk lidhej me mungesën e respektit për Clinton.
Në fakt Lushux ka edhe murale të tjera me tema dhe personazhe nga fushata elektorale amerikane.
The council threatened @lushsux with a fine if he didn't remove his mural of Hilary. This was his response.Thoughts? pic.twitter.com/Wb7VVT6szk
— streetartglobe (@streetartglobe) 1 agosto 2016
https://www.theguardian.com/artanddesign/2016/aug/02/hillary-clinton-mur...
Add new comment