Projektligji/Kufizim mandati për Kryebashkiakët. Jo më shumë se dy mandate

Postuar në 03 Tetor, 2015 11:31

“Shqiptarja.com” raporton se Ministria për Çështjet vendore ka përgatitur një propjektligj, titulluar: “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në të cilin parashikohen disa ndryshime. Kështu këshilltarët bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit bashkiak. Deri më tani, këshilltarët paguheshin me një shpërblim mujor në masën 10% të pagës së kryebashkiakut, çka nuk do të vijojë më. Po kështu me projekligjin e ri, kryebashkiakët nuk kanë të drejtën e rizgjedhjes për më shumë se dy mandate. Ky ndryshim që realizohet në bashkëpunim me USAID bie në kundërshtim me vendimmarrjen e kësja mazhorance, që në zgjedhjet e fundit kandidoi një sërë drejtuesisht që kishin më shumë se dy mandate. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.