Sërish ndryshime ligjore për biznesin. Ministrja Ekonomi njofton edhe ngritjen e “Ombudsmanit të biznesit”
Ministrja e re e Ekonomisë , Milva Ekonomi, ka deklaruar se do të ketë ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Gjatë një takimi konsultativ të mbajtur në Tiranë, Ekonomi ka vënë theksin te nevoja për ndryshimin e klimës, për të cilën ka shumë shqetësime edhe nga vetë bota e biznesit. Ministrja ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia e ngritjes së “Avokatit(Ombudsmanit) të biznesit”, që do të ndihmone në përfaqësim më të mirë të të drejtave të tyre. Ky propozim vjen ndërkohë që biznesi përballet me të tjera sjellje nga administrata që prej vitit 2013, por edhe kur pjesëmarrja në Dhomat e Tregëtisë është shumë minimale.
Add new comment